Isuf Ismaili: Festivali Folklorik i polifonisë: “Netët e Bejkës së Bardhë” nga 3 deri më 5 qershor 2022 mbahet në Pilur dhe Nivicë

Isuf Ismaili: Festivali Folklorik i polifonisë: “Netët e Bejkës së Bardhë” nga 3 deri më 5 qershor 2022 mbahet në Pilur dhe Nivicë

Festivali Folklorik i Polifonisë, apo Festivali Folklorik i Këngës Shumëzërëshe të Jugut të Shqipërisë, do të fillojë sot, më 3 qershor 2022 në Pilur të Vlorës e në Nivicë të Tepelenës. Ky Festival organizohet, së pari nga poeti, folkloristi e atdhedashësi i flaktë Kristo Çipa, nga Bashkia e Himarës e këtë vite në organizimin e mbështetjen e këtij Festivali merr pjesë edhe Bashkia e Tepelenës.

Festivali mbahet edhe për ruajtjen e kultivimin e traditave e vlerave folklorike dhe  të këngës shumëzërëshe (iso – polifonike)   të Jugut të Shqipërisë, por edhe për të nderuar jetën e veprën e poetit të pavdekshëm piluriot, folkloristit e njeriut të shkëlqyer dhe atdhedashësit shembullor Lefter Çipa.

Festivali ka karakter të veçantë, një ecuri e vazhdimësi të traditës e vlerave folklorike shqiptare e të këngës shumëzërëshe labe.

Siç na njofton, organizatori dhe poeti i shquar piluriot, Spiro Çipa, Festivali do të fillojë në Nivicë, në orën 15. Do të nisë në Nivicë për arsye se Nivica është jo vetëm një vend i bukur malor i Labërisë, por edhe një nga trevat, ku janë ruajtur e kultivuar disa veçanti të traditave shqiptare labe, por edhe për arsye se, tanimë, janë bërë rrugët shumë të mira nga Tepelena deri në Himarë, një nga trevat që janë “palca e polifonisë labe”, siç shprehet kaq bukur poeti Kristo Çipa.

Në Nivicë do të bëhet parakalimi i tufave të blegtorisë, ku edhe është riti i saj i lashtë, i njohur në të gjithë Shqipërinë, për shtegtimin e tufave të bagëtisë drejt maleve. Tufat përgatiten me zilet dhe këmborët e zbukurimet e ndryshme si: zbukurimi i cjapit, dashit përçor, bejkës së bardhë, por edhe njerëzit do të vishen me kostumet e bukura kombëtare, karakteristike labe. Më pas në mbrëmje do të fillojnë aktivitetet të tjera në Pilur. Aty do të parakalojnë grupet polifonike si dhe do të marrë pjesë e do të përshëndesë edhe ansambli “Shota” nga Kosova. Do të konkurrojnë rreth 22 grupe polifonike.

E veçanta e këtij Festivali do të jetë me disa vlera që duhet t’i plotësojnë grupet polifonike, siç janë: një këngë me tekst të ri, një këngë e vjetër e paparaqitur më parë pastaj paraqitja e ndonjë riti si ai i bagëtive, i martesave, i peshkimit etj. Kjo do të bëhet gjatë tri netëve të Festivalit. Do të përurohet edhe Muzeu i Fjalës, që i kushtohet poetit Lefter Çipa, me titullin “Nder i Kombit”. Do të përurohen edhe Muzeu i polifonisë dhe blegtorisë. Po sot, do të ketë edhe paraqitje të grupeve polifonike në Nivicë. Festivali do të mbyllet natën e datës 5 qershor 2022,  në Pilur.

Të dhënat janë marrë nga Kristo Çipa, vëlla i poetit piluriot,  Lefter Çipa.

Të shënojmë në fund  të këtij shkrimi, se Labëria është një nga trevat e shqiptare e veçantë dhe e mrekullueshme, ku e ka zanafillën  kënga shumëzërëshe karakteristike, e veçantë, e shkëlqyer edhe për nga ndërtimi artistik edhe për nga vlerat përmbajtjesore edhe për nga tingujt e shumëzërësh. Këngë të tilla dhe vlera të tilla muzikore  nuk gjenden askund në botë e as në trevat të tjera shqiptare.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …