Na ike shpejt, o vëlla, o shok, o kushua im, o dajo, o luftëtar i lirisë, o komandant i UÇK- së heroike, o njeri shembullor! Me lot në sy e dhembje të mëdha, pasi u qetësova pak, po shkruaj.
Sot, na iku, djali i dajës tim Bedri Gubetini, Komandant Sokoli, luftëtar i UÇK -së heroike, një shpirt poeti, që krijoi dhe la shumë dorëshkrime.
Ti ike, por rron gjithmonë në zemrat tona, në mendjet tona, në veprat atdhetare për çlirimin, lirinë e bashkimin e Shqipërisë së natyrshme, ti jeton me veprën poetike e frymëzimet e shqiptarësisë sonë.
Lavdi të përjetshme jetës e veprës tënde! I paharruar qofsh!