Isuf Ismaili: Radio Kosova e Lirë, radio e nderit dhe lavdisë shqiptare

Isuf Ismaili: Nëpër shekuj nuk harrohen

Heronjtë tanë me vepra flasin,

Flakë lirie ndezur kanë,

Nëpër shekuj nuk harrohen,

Në damarë të Atdheut janë,

Shqipe mali në fluturim,

Nuk e ndalin aspak zërin,

Zëri tyre është kushtrim,

Për bashkimin ata thërrasin.

Shqipëri prush në shekuj,

Bijtë tu të dhanë jetë,

Mblidhi copat që t’i morën!

Se heronjtë nuk janë të qetë.

Zemra zemrës i këndon,

Veç për ty o nënë e shenjtë,

Shqipëri mëmëdhe i dashur,

Në çdo skaj e në çdo cep.

Në çdo metër gjak heronjsh,

Tokë e shqipeve Arbëri,

Bijtë tu që dëshmorë janë,

Shpirtin tënd, gjallë e mbajnë.

O Zahir malet buçasin!

O Edmond fllad lirie!

O Hakif trim me fletë!

Jeni një e kurrë nuk vdisni.

Nëna ngrohtë në gji ju mban,

Bijtë e saj ju përgjithmonë,

Anembanë shkëlqim, plot jetë,

Ngaherë rrofsh Shqipëri o nënë!

1.2.2025

Kontrolloni gjithashtu

Një elegji fenomenale për rënien e Perandorisë Osmane, në fund të shekullit 19-të dhe në fillim të shekullit 20-të

Një elegji fenomenale për rënien e Perandorisë Osmane, në fund të shekullit 19-të dhe në fillim të shekullit 20-të

Elegjia, Elif-Elif, varianti i kënduar nga rapsodi i mirënjohur, Rizah Bllaca, është pa dyshim një …