Isuf Ismaili

Isuf Ismaili: As nuk shuhet, as nuk tretet

Nëpër vite që kalojnë,

Zëri saj gjithnjë jehon,

Është zëri i lirisë,

Kosovë bijë e Shqipërisë.

 

Atje në malet e Berishës,

Buçiti zëri i trimërisë,

Nëpër dallgët luftarake,

Në betejat çlirimtare.

 

Në furtunat ballë për ballë,

Ti u ndeshe dhe ngadhënjeve,

Dhe kur predhat të bënin varr,

Qëndrove e kurrë s’ u shembe

 

Dhe nga maja malesh dole,

E kalitur dhe e fortë,

Gjak i zemrës arbërore,

Diell e dritë i kësaj toke.

 

Tokë e etërve të Arbërisë,

Ti Kosovë o dheu ynë,

Me themele të Ilirisë,

Gjak skifterësh të Shqipërisë.

 

Kështu vepron dhe kurrë s’ndalon,

Radio e luftës në Prishtinë,

Është Radio Kosovë e Lirë,

Që na afron e na bashkon.

 

E vepron për nder të Atdheut,

Dhe me zërin e dëshmorëve,

As nuk shuhet, as nuk tretet,

Në themele të bashkimit.

 

4 janar 2018

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …