Shekujt e mjerimit copë e grimë i bëra
Mos kërkoni ato që s‘ qenë të mundura,
Se shekujt e mjerimit në supe i hodha,
Dhe në greminë copë e grimë i bëra,
E me botën e zhvilluar ju afrova.
Historia nuk na përkëdheli,
Truallin e shqipes pjesë – pjesë e ndanë,
Mynxyrat e Atdheut një pas një erdhën,
Por, ne këmbën e zvarrë e tërhoqëm.
Shqipërisë zërin gjer në qiell ia çuam,
Kufijtë e cunguar asnjëherë s’i pranuam,
Vallen e ribashkimit ngado e hodhëm,
Me gjuhën e dëlirë Atdheun e njësuam.
Shqipëria hodhi ngado rrezatim
Fara e njerëzimit kudo mbillej,
Tash me veten tuaj mos u tallni,
Se Shqipëria shkëlqimit të diellit i ngjante.
Nga moçalet e malet pjellori nxorëm,
Qyqërit e lypjet kurrë nuk i njohëm,
Rrezatimin e mendjes në çdo skaj e çuam,
Armët kundër armikut çdo herë gati i kishim.
Me bukë e strehë të gjithë,
Me shkollë e punë të tërë,
E tash qepeni, më mos shani!
Me dritën e dijës mendjen jua mbusha.
(Kjo poezi u botua në Tiranë, në vitin 2007 në librin tim me poezi: ”Meditime të përmallshme”)