Isuf Ismaili: Suksese të reja të vatrës sonë arsimore “Shkolla Shqipe” në Zvicër

Tanimë vatra jonë arsimore e kulturore “Shkolla Shqipe” në Zvicër po ecën gjithnjë e më shumë, gjithnjë e me hapa më  të sigurt drejt sukseseve të lavdërueshme e mbështetur fort në tabanin e kulturës së mirëfilltë shqiptare e në gjuhën e mrekullishme shqipe.

Gjithnjë e më shumë po hapen dyert e shkollave në Zvicër edhe për mësimin e gjuhës shqipe e kulturës shqiptare, sepse po punohet e veprohet me seriozitet e përkushtim të madh, duke u rreshtuar mirëfilli tek ato vlera të shkëlqyera botërore që përbëjnë emancipimin e kulturimin njerëzor.

Puna me kaq përkushtim e profesor dr. Vaxhid Sejdiut, së bashku me mësimdhënës të tjerë shqiptarë nga të gjitha viset shqiptare është jo vetëm arsimore, por edhe kulturore e patriotike duke pasur në zemër e në shpirt pasurinë e shkëlqimin e gjuhës së  pastër shqipe, si pasuria më me vlerë e popullit shqiptar, e  të gjithë  pjesëtarëve të tij, kudo që jetojnë e punojnë.

Në këtë drejtim po vihen në lëvizje, institucionet dhe mekanizmat shoqërorë, qoftë shqiptare qoftë edhe këto zvicerane.

Gjuha ruhet aty mësohet e aty ku veprohet me përkushtim. Në këtë drejtim padyshim vatra jonë arsimore: “Shkolla Shqipe” ka shkëlqyer edhe kohët e fundit, duke hapur shumë klasa, duke çelur shumë dyer shkollash në Zvicër.

Është një kënaqësi e një hare e madhe, kur shikojmë e dëgjojmë që po gjendet gjithmonë e më i frytshëm  mirëkuptimi me familjet shqiptare e si rrjedhojë e kësaj gjendje po vihet në jetë vendosmëria e tyre për t’i çuar fëmijët  në klasat e varës sonë: “Shkolla Shqipe” në Zvicër.

Kështu këto kohët e fundit u hap edhe një klasë për mësimin e gjuhës e kulturës shqiptare në Rotkreuz,  komuna Risch në  kantonin Zug. Në këtë shkollë mësimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare e jep mësimdhënësja e nderuar Lumnije Klinaku Neziri, një mësuese e përkushtuar ndaj punës e veprimtarisë arsimore, ndaj gjuhës dhe kulturës shqiptare. Mësimi zhvillohet çdo te mërkurë nga ora  13.15-15.00

Në fund i urojmë përzemërsisht, mësimdhënëses Lumnije Klinaku Neziri, suksese të njëpasnjëshme dhe harmoni në punën arsimore e edukative!

Kontrolloni gjithashtu

BABI- sot një muaj nuk je fizikisht në mesin tonë- por në zemrat tona do jesh përgjithmonë

A – rdhmërinë na le të ndritur BABI H –  yji ishte ai që të …