Shumë shpesh dëgjohen zëra të ndryshëm në Kosovë, por edhe në trojet të tjera shqiptare se pavarësinë do të na e japin se Kosova dhe shqiptarët e Kosovës do të shpërblehen me pavarësinë nga ndërkombëtarët etj. Gjatë gjithë historisë së njerëzimit është e ditur se lirinë dhe të drejtat s`t`i falë njeri, por ato fitohen.
Në periudha të ndryshme kohore, kur të huajt kanë vendosur për Shqipërinë dhe shqiptarët, nuk janë pyetur fare shqiptarët për Atdheun e fatin e tyre, ndërsa sot formalisht edhe pyten ndonjëherë udhëheqësit politikë shqiptarë, megjithëkëtë, ata në shumtën e rasteve shërbejnë si palë, e cila duhet t`i bindet faktorit ndërkombëtar edhe kur dëmtohen rëndë interesat kombëtare e të Atdheut në të gjithë hapësirën e gjuhës shqipe. Dëmtime këto të cilat mund të jenë të pariparueshme ose edhe të riparueshme, por me mundime e sakrifica të mëdha, me humbje njerëzore e kohore, duke ngecur shumë mbrapa vendi dhe populli.
Sot ju bëhet thirrje të gjithë shqiptarëve në të tëra hapësirat e Shqipërisë Natyrale nga politika ndërkombëtare që të harrojnë historinë e tyre kombëtare dhe porositë që vijnë nga ajo.
Mjerimi politik dhe kombëtar i ka përfshirë shqiptarët e të gjitha trevave shqiptare dhe të diasporës, sepse pikërisht një pjesë e madhe e udhëheqësëve politikë, përfaqësuesëve të shqiptarëve në institucionet shtetërore, parlamentare, siç shihet tashmë qartë, janë duke u kënaqur me kolltukët e tyre, me pozitat e tyre politike e shtetërore me pasurinë dhe privilegjet që i kanë krijuar. Duke qenë zëdhënësit e padronëve të tyre ndërkombëtarë i kanë zënë frymën popullit të tyre me mashtrime e me tymnaja politike, qoftë për statusin e Kosovës, qoftë për pozitën e shqiptarëve nën Maqedoninë, Malin e Zi, Serbinë e Greqinë.
Pa ndërprerje është thënë se në vitin 2006 do të pavarësohet Kosova, se do të përparojmë e zhvillohemi se do të zbatohet marrëveshja e Ohrit e përralla të tjera me mbret, të cilat e kanë mbajtur e po mbajnë popullin në lajthitje të marra. Por, ja kaloi edhe viti 2006 dhe Kosova nuk pavarësua, sepse politika ndërkombëtare preokupimet madhore i shpreh për Serbinë dhe serbët në Kosovë, por jo për pavarësinë e Kosovës, sepse realisht shqiptarët duhet të bëhen faktor të rëndësishëm e me ndikim në Evropë dhe botë.
U tha se duhet të mbahen zgjedhjet në Serbi dhe pastaj Ahtisari do të paraqesë dokumentin „pakon“ për Kosovën, por se ç`dokumet do të jetë do të shihet shumë shpejt, pra më, 2 shkurt, megjithëkëtë, tanimë dihen shumë detaje të këtij dokomenti, dhe ajo që është shumë e rëndësishme të theksohet sipas të gjitha analizave të ecurisë së zhvillimeve politike në Kosovë dhe sipas zhvillimeve politike e vendmarrëse evropiane për Kosovën, pavarësia nuk do të theksohet fare në atë dokoment dhe as që do të mbështet nga shumica e vendeve evropiane, megjitëqë edhe më datë, 24. 01. 2007 u mbajt në Strasburg, mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Bashkimit Evropian dhe nga Rezoluta që paraqit, u fshi pahezitim fare shprehja pavarësi, por megjithatë të gjithë ata që duan të marrin vesh është shumë mirë ta mësojnë mirë kuptimin e një fjale të urtë popullore e cila thotë:
„Në qoftë se dikush të lidhë, po qe se bën përpjekje e sakrifica të mëdha patjetër do të zgjidhesh, ndërsa po u lidhe vetë nuk mund të të zgjidhë askush“. Kjo urti popullore duhet t`ju shërbejë politikanëve shqiptarë në Kosovë dhe në trojet të tjera etnike shqiptare për të mos nënshkruar dokumenta ndërkombëtare të tjerë në kundërshtim me asparitat kombëtare të popullit shqiptar dhe të Shqipërisë në kuptimin plotësisht të natyrshëm të përbërjës të tërësishme të shtrirëjs shqiptare në trojet trashëguara brez pas brezi.
Sa më shumë dhe sa më fuqishëm ta ngremë zërin për vetëvendosje dhe sa më shumë të këmbëngulim për të drejtën tonë të natyrshme për ribashkim të popullit shqiptar dhe të trojeve etnike shqiptare aq më shumë do të jemi serioz para bashkësisë ndërkombëtare dhe aq më shumë do të na marrë parsysh kërkesat tona pikërisht bashkësia ndërkombëtare.
Të mos harrojmë se pikërisht istitucionet politike e diplomatike ndërkombëtare janë duke na testuar, siç edhe na kanë testuar gjer më tani, se sa këmbëngulës jemi për ta zgjidhur çështjën shqiptare. Në qoftë se ne do të rrimë të përgjumur dhe të dehur se Amerika dhe Evropa do të na shpërblejnë me pavarësi se pavarësia do të na vijë si dhuratë e përralla të tjera, siç kanë merak një pjesë madhe shqiptarësh të ëndërrojnë, duhet të jemi të vetëdijshëm që do të provokohemi sa më shumë për t`i krijuar përparësi Serbisë dhe serbëve që jo vetëm të kenë të drejta të paimagjinushme në Kosovë, siç edhe kanë, por nuk është e çuditshme që Bashkësia Evropiane të na thotë se edhe ushtria serbe duhet të futet në Kosovë për t`i mbrojtur sebët, manastiret e kishat, tokat enklavat, shkollat serbe etj, që do të thotë ta kontrolljë tërësisht Kosovën dhe shqiptarëve t`ua zërë rrugët, frymën e të tallet me ta siç edhe ka dëshirë. Kjo shprehje mbase është edhe si një vërejtje për të kuptuar se mjaft dhimbje të mëdha i kanë ndodhur Atdheut, prandaj mos i shkaktoni dhimbje të tjera.
Të huajt do të propozojnë dhe do të paraqesin dokumenta të shumta ndërkombëtare, në kundërshtim me vullnetin, dëshirën dhe aspiratat e popullit shqiptar, të cilët do të kenë pikësynim që të pamundësohet zgjidhja e çështjës shqiptare në tërësinë dhe kuptimin e saj, por përfaqësuesisit e shqiptarëve nuk duhet të nëshkruajnë ato, nuk duhet t`i pranojnë, nuk duhet t`i lidhin këmbët popullit të tyre dhe të vetat se kështu nuk do të mund të na zgjidhë askush dhe se kështu do ta shuajnë vetëveten.
A s`qenka dhimbje e madhe pesha e shprehjës multietnicitet në Kosovë kur më shumë se 90% e popullsisë, gati 95% janë shqiptarë?! Kur dihet se multietniciteti në Kosovë nuk mund të kuptuphet ndryshe përveçse një trysni e qëllim i madh ndërkombëtar për të mos e quajtur më Kosovën siç është natyrshëm një pjesë shqiptare, pjesë e Shqipërisë, që shqiptarët në Kosovë të pësojnë metamorfozë nga shqiptarë në kosovarë, që Kosova të mos ëndërrojë se mund të ribashkohet me trojet të tjera shqiptare për ta jetësuar shtetësinë e Shqipërisë, ashtu siç është Shqipëria e natyrshme me të gjitha pjesët e saj.
Mbase kuptimi i shprehjës popullore të theksuar më sipër është sot më shumë se kurrë i rëndësishëm për poltikanët shqiptarë, kudo në trojet shqiptare edhe për një arsye tjetër, kur kemi parasysh kuptimin fare të qartë të faktit, se nipërit e atyre që dhanë bekimin e ndarjës të Shqipërisë, në Berlin, Londër, Paris etj,nuk i shajnë gjyshërit e tyre dhe nuk i riparojnë gabimet e tyre duke marrë vendime në dobi të ribashkimit të Shqipërisë. Por, dihet edhe fakti se shqiptarët nuk paraqesin kurfarë faktori të rëndësishëm në Ballkan, në Evropë dhe në botë, kështu siç janë të ndarë në disa shtete, pjesa më madhe e tyre të pandërgjegjësuar se duhet këmbëngulur për jetësimin e të drejtave të tyre kombëtare, për vetëvendosjën, si një drejtë e pamohushme që buron edhe nga e drejta ndërkombëtare, për ribashkimin e popullit dhe vendit të gjuhës shqipe. Është tani shumë e rëndësishme, sado që edhe mund të jetë shumë vonë, për të gjetur shtigjet dhe për të mposhtur pahezitim iluzionet, dhe patjetër duhet t`i hapet rrugë e mbarë zgjidhjës së tërësishme të çështjës shqiptare.
Padyshim e keqja na ka ardhur nga copëtimi e ricopëtimi i Shqipërisë dhe vendimet janë marrë në kancelaritë evropiane, por e keqja dhe shëmtia më madhe tani është te një pjesë e madhe udhëheqësve politikë shqiptarë, të cilët për hir të interesave personale e partiake ju bëjnë lepe peqe politikanëve ndërkombëtarë dhe nënshkruajnë vendime në dëmë të vendit dhe popullit.
Është mjerim i madh politik e njerëzor kur një udhëheqës politik, ministër etj, shprehet me shtrembërime fjalësh politike a diplomatike, tmerrësisht të pajustifikueshme, të dëmshme e tërësisht të pavërteta. Shembuj nga më të ndryshëm ka në televizion në radjo në gazeta a në mjete të tjera informative, siç është, fjala vjen interneti kur udhëheqësit politikë a shtetërorë e shtrembërojnë të vërtetën duke i veshur ekstravagancën e kohës , duke e shëmtuar e kështu me radhë.
Sa të trishtueshme janë deklaratat e disa prej këtyre udhëheqësve a përfaqësuesve politikë, të cilët jo vetëm nuk duan t`i thonë faktet historike për të argumentuar tragjedinë shqiptare, por edhe kur vjen fjala për t`i përmendur viset shqiptare jashtë teritorit shtetit shqiptar thonë trojet e Kosovës a kosovare dhe trojet e Maqedonisë.. Një minisër në Tiranë pra pak kohësh duke vënë theksin tek rëndësia e autostradës Durrës – Prishtinë tha se kjo autostradë është jetike për trojet e Kosovës dhe Maqedonisë, gati sa nuk tha për trojet shqiptare …. Sigurisht u kujtua, se po ta thoshte fjalinë me togfjalëshin: troje shqiptare për Kosovën dhe për viset të tjera shqiptare nën Maqedoninë mund t`i shkaktonte njëfarë shqetësimi, mund t`ia “shkulnin” ca veshin.
Para ca kohësh një udhëheqës i një partie politike shqiptare në Shkup tha se shqiptarët duhet të shpërblehen nga Bashkësia Ndërkombëtare me pavarësinë e Kosovës dhe duhet të ndihmohen për ta zbatuar Marrëveshjën së Ohrit, po i njëjti politikan ka deklaruar kohë më parë se po t`ia hapnin zemrën, njerëzit do të shikonin aty se atdheu i tij është Maqedonia.
Një tjetër udhëheqës nga Tetova që fliste e shkruante me një “zjarr” të vrullshëm për bashkimin kombëtar kur ishte në opozitë, por sa erdhi në pushtet deshi dhe vazhdon të dojë që t`i harrojë ato që ka thënë dhe shkruar.
Në Kosovë shumë vetë në përbashkësitë e tyre politike, kuptohet, ca si drjtues të këtyre përbashkësive, duke shfaqur edhe një padituri të theksur së bashku me pjesën tjetër që përbëhet nga dinakë, titistë e bashkëpunëtorë të kujdo që i paguan, bëjnë pandërprerë lepe peqe para ndërkombëtarëve dhe injorojnë pafundësisht të drejtën për ribashkim kombëtar, duke shfaqur synimet për ndryshimin e flamurit, të kombit madje edhe të gjuhës latrare shqipe. Shprehjet si politika kosovare, qytetarët kosvarë, kultura kosovare, filmi kosovar, sporti kosovar etj., në rastet më të shpeshta janë të qëllimshme e me prapvijë politike e patjetër do të kenë pasoja të madhe e shumë të dëmshme për vetë shqiptarët në Kosovë e vise të tjera shqiptare, sepse kështu bëhet përcaktimi i të shprehurit rreth ndarjës nga përbashkësia kombëtare shqiptare.
Shqiptarët nuk kanë nevojë të shpërblehen nga politika e institucionet vendimmarrëse evropiane e botërore me zgjidhje të pjesshme, as nuk kanë nevojë të mëshirohen, duke ju hedhur kocka mbeturinash politike, por kanë nevojë të ngutshme e të domosdoshme, të bëhen faktor të rëndësishëm për të ecur në rrugën e tyre si popull e për ta zgjidhur njëherë e mirë çështjën kombëtare. Ne shqiptarët ngado qofshim e kudo qofshim, duhet ta kuptojmë mirë dhe pa as më të voglën lajthitje, se çështja shqiptare duhet të zgjidhet sa më shpejt, pikërisht nga ne shqiptarët. Koha nuk pret, dhe nuk mund të ketë kohë të përshtatshme xhevahiresh për ta zgjidhur çështjen tonë. Nuk mund të presim e nuk mund ta flejmë mendjen se ja Evropa po bashkohet dhe ne shqiptarët do të bashkohemi . Evropa ka probleme të saja të mëdha dhe nuk kujtohet hiç për zgjidhur çështjen shqiptare. Ajo do të kujtohet dhe do të kujtohet madje shumë, vetëm atëherë kur shqiptarët e të gjitha treva shqiptare, pra të të gjithë Shqipërisë të natyrshme bëhen zotër të Atdheut të tyre, duke e bashkuar vendin e gjuhës shqipe. . Serbët , udhëheqësit e tyre politikë e shtetëror, përfaqësuesit e institucioneve serbe e thonë me plot gojën e pa ngurim fare kudo në Beograd, në Prishtinë, në Tiranë, në Vjenë, Berlin a Vashington dhe kurdoherë se Kosova është „djepi, shpierti, zemra e gjaku“ i Serbisë. E thonë me këmbëngulje, me forcën e shpirtit e të mendjës së tyre kriminale edhe pse tashmë botërisht dihet se Serbia jo vetëm i ka pushtuar trojet shqiptare, por edhe në mënyrën më brutale e antinjerëzore e i torturoi, i shpërnguli i therri e masakroi shqiptarët. Po pjesa më madhe e shqiptarëve në Prishtinë, në Tiranë, në Strugë a Tetovë, në Ulqin a në Preshevë , në qytete e lokalitete të tjera shqiptare duke u paraqitur para bashkësisë ndërkombëtare si mjeranët më të mëdhenj, nuk e thonë natyrshëm e me plot të drejtë se trojet e tyre të tëra dhe se të gjithë ne së bashku jemi Shqipëri.
Më datë, 20 nëntor 2006 agjensia : “Lajme. Net” e publikoi një informatë se Drejtori i Institutit të Prognozave rajonale, Koço Danaj në një intervistë televizive është shprehur se Kosova nuk është fqinje e Shqipërisë, ajo është Shqipëri.
E drejtë, shumë e drejtë. Thënje e qëlluar, por ai vazhdoi duke thënë se: . “Politika shqiptare në Tiranë, Prishtinë apo Tetovë nuk ka përse të druhet për ta fshehur këtë të vërtetë te cilën e dinë të gjithë.”
Po në qoftë se vetëm do të druheshin politikanët shqiptarë qofshin në Tiranë, në Prishtinë a në Tetovë do të ishte çereku i së keqës, por një pjesë e tyre të keqën e bëjnë të plotë, sepse nuk kanë kurajon të luajnë fare nga istikamet e tyre, nga të cilat përfitojnë matrialisht, por edhe me turp e faqe të zezë, sepse përfitojnë duke e dëmtuar rëndë çështjen shqiptare.
Këtë pjesë të këtyre politikanëve do t`i shoqërojë turpi dhe faqja e zezë. Por turpi e faqja e zezë do të kenë efekte të pakundërshtueshme vetëm atëherë kur populli do të kthjelltësohet nga mashtrimet që i kanë bërë në të kaluarën dhe mashtrimeve që po i bëjnë sot.
Populli do të kthjellohet, sepse kjo është rruga e vetme dhe e mundshme që e çojnë drejt saj interesat e tij për të qenë i lirë, i pavarur i bashkuar, në bërjen e Shqipëisë të natyrshme me të gjitha viset e saja të trashëguara brez pas brezi.
Kontrolloni gjithashtu
Kosova dhe SHBA forcojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes
Qeveria e Kosovës ka miratuar të mërkurën nismën për lidhjen e një Marrëveshjeje Kornizë për …