Atmosfera e ngrohtë e kësaj mbrëmje letrare me autorin Avni Dehari, padyshimse i atribuohet organizatorëve të cilët, si çdo herë, çdo detaj e organizojnë derinë përkryerje. Përurime të tilla të lënë me kokën prapa, dhe sikur gjithmonë të grishin për orë të tjera të shkëlqyera letrare. Natyra impozante e bjeshkëve alpike zvicerane, mbuluar nga borë e këtij dimri, sikur t`i kujtonin përkrenaret e gjergjave të trilogjisë së së përuruar të shkrimtarit Avni Dehari.
Flumsi ishte qyteti i rradhës, pas gjashtë qendrave të tjera, ku u prezentua libri „Gjergjat në drita përkrenaresh“ i autorit Avni Dehari. Salla e Shkollës së qytetit ishte
mbushur me dashamirë të librit, nxënës e prindër të shumtë, që me programin e përgatitur nga LAPSHi, dhe në bashkë organizim me Shoqatën e „Atdheu“ në Bad Ragaz, Bashkësinë e Mërgimtarëve të Flumsit, si dhe Bashkësinë Islame të Flumsit, iu bë pritje e shkëlqyeshme autorit, dhe nader i veçantë kontributit të tij letrarë. Me nga një fjalë përshëndetëse i uruan mirëseardhje autorit dhe uruan përurim të mirë, z. Adnan Fazliu nga Bashkësia e Mërgimatarëve, z.Irfan Musliu nga Shoqata „Atdheu“ si dhe imami Shkëlzen Avdiu, nga Bashkësia Islame.
Për aq sa zgjati përurimi i librit, i cili u hap me korrin e nxënësve që kënduan himnin kombëtar, dhe me 1 minutë heshtje për të rënët e kombit,, ai u udhëhoq mjaft mirë nga mësuesi, prof. Dr. Vaxhid Sejdiu. Prezentimet e nxënësve me këngë për vendlindjen dhe lexime fragmentesh nga libri, i dhanë frymë edhe më shumë kësaj ore letrare. Mbi librin folën Destan Hajdini dhe prof. Dr. Vaxhid Sejdiu, e që e vlerësuan me
nota mjaft të larta.
Në fjalën e tij prezentuese dhe falënderuese, shkrimtari Avni Dehari tregoi për punën e gjatë si shkrimtar për ta rrumbullakësuar këtë trilogji, për pritjen që po i bëhet nga mërgimtarët në Zvicër, si dhe tregoi shkurtimisht idetë mbi dorëshkrimet e rradhës. Ai falënderoi të gjithė të pranishmit, në veçanti uroi që nxënësit të mësojnë sa më
shumë, që prindërit t‘i dërgojnë fëmijët në Shkollën Shqipe dhe gjithmonë të jenë të vyeshëm aty ku jetojnë, por të kontribojnë edhe për mëmëdheun e tyre. Në fund, nxënësit, ashtu sikurse prindërit, dhe të tjerë të pranishëm,patën mundësinë të pajisen me libra me dedikime nga autori, dhe të fotografohen me autorin. Atmosfera e ngrohtë e kësaj mbrëmje letrare me autorin Avni Dehari, padyshim se i atribuohet organizatorëve të cilët, si çdo herë, çdo detaj e organizojnë deri në përkryerje. Prezenca e nxënësve ia shtoi madhështinë edhe më shumë këtij përurimi, dhe përurime të tilla të lënë gjithmonë me kokën prapa, dhe sikur gjithmonë të grishin për orë të tjera të shkëlqyera letrare. Natyra impozante e bjeshkëve alpike zvicerane, mbuluar nga borë e këtij dimri, sikur t`i kujtonin përkrenaret e gjergjave të trilogjisë së përuruar të shkrimtarit Avni Dehari.
Flums, 11.03.2018