Duke komentuar deklaratën e zëvendëskryeministrit, Behgjet Pacolli se kryeministri Ramush Haradinaj ka pranuar kushtin e LDK-së për ta votuar marrëveshjen për demarkacionin, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, ka deklaruar se kjo nuk është e vërtetë dhe ka theksuar se nuk ka ndonjë marrëveshje për këtë çështje. Ai ka theksuar se zotëriu, Behgjet Pacolli ka folur për veti por nuk ka ndonjë marrëveshje. Unë nuk e ka di a ka pasur ndonjë takim me zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, por zyrtarisht nuk ka asnjë marrëveshje, ka deklaruar shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi.
