Isufi: Ekipi negociator i propozuar nga kryeministri Haradinaj mënyra më e mirë për ta parandaluar diskutimin e kufirit

Isufi: Ekipi negociator i propozuar nga kryeministri Haradinaj është mënyra më e mirë për ta parandaluar diskutimin e kufirit

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi ka thënë se ekipi negociues i propozuar nga kryeministri Ramush Haradinaj është e vetmja mënyrë, për t’ia pamundësuar presidentit Hashim Thaçi diskutimin e kufijve të Kosovës në Bruksel. Ai ka shtuar më tutje se refuzimi i opozitës për këtë ekip negociator është lojë për interesa politike sepse Qeveria ia ka ofruar të gjitha mundësitë opozitës së vendit për të qenë pjesë e dialogut dhe për ta miratuar platformën e propozuar nga ata. Duke folur për protestat e paralajmëruara nga opozita, shefi i deputetëve të AAK-së, Ahmet Isufi ka thënë se organizimi i protestave është e drejtë qytetare, por duhet pasur kujdes për të mos e dëmtuar vendin.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës

Pas dështimit të një pas njëshëm, nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit …