Italia do punojë intensivisht me Komisionin Evropian për sjelljen e vaksinës kundër COVID-19 në Kosovë

Italia do punojë intensivisht me Komisionin Evropian për sjelljen e vaksinës kundër COVID-19 në Kosovë

Ministrja e Jashtme në detyrë, Meliza Haradinaj-Stublla, ka pritur në takim zyrtar homologun e saj italian, Luigi di Maio. Ajo ka thënë se ka diskutuar me të për një bashkëpunim të për mundësinë e sigurimit sa më të shpejtë të vaksinës kundër COVID-19 për qytetarët e Kosovës. Haradinaj tha se di Maio i ka premtuar se Italia po punon intensivisht me Komisionin Evropian për të krijuar një linjë të veçantë për sigurimin e vaksinave për shtetet e Ballkanit Perëndimor, në pjesën e parë të vitit 2021. Ajo shtoi se përkrahja nga Italia nuk ka munguar as gjatë periudhës së pandemisë, ku ndihma nga shteti italian si dhe asistenca e Komandës Italiane të KFOR-it në menaxhimin e situatës kanë qenë thelbësore.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka marrë në pyetje Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë

Gjykata lëshon letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 të akuzuarit në rastin ‘Banjska’, përfshirë Millan Radoiçiqin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 persona të akuzuar në rastin …