Nga Strasburgu bëhet e ditur se nuk është pranuar aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Katër shtetet më të fuqishme dhe më me ndikim të Evropës: Italia, Franca, Gjermania dhe Britania janë shprehur kundër aplikimit të Kosovës. Votimi është bërë nga ambasadorët e vendeve të Këshillit të Evropës, në Strasburg. Duke shkruar lidhur me këtë rast, nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka theksuar se mos shqyrtimi i sërishëm i aplikimit të Kosovës nga ana e Këshillit të Evropës shpërfaqë gjendjen e mjerueshme të diplomacisë sonë, dhe konfirmon që ky hap është ndërmarrë pa asnjë koordinim me aleatët tanë. Vlora Çitaku ka nënvizuar me këtë rast se këto aventura të zyrtarëve tanë përgjegjës janë të rrezikshme dhe shkaktojnë dëme. Ata nuk dinë, nuk munden, as nuk pyesin”, ka nënvizuar, Vlora Çitaku.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …