Italia mbështet dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës por kërkon uljen poshtë të zërave dhe veprimeve nga të dyja palët, ka thënë ambasadori italian në Prishtinë, Antonelo De Riu. Ai thekson se Italia e mirëpret “vendimin e Prishtinës për t’u dhënë qytetarëve serbo-kosovarë një periudhë më të gjatë kohore, me vetëdijen se masat në fjalë, siç theksoi edhe i dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, janë plotësisht legjitime sipas marrëveshjeve të mëhershme të Brukselit”.
