leoni

Matteo Renzi

Italia do të ndërhyjë ushtarakisht në ish-koloninë e saj, në Libi, nëse i jep leje Parlamenti

Kryeministri i Italisë, Matteo Renzi, thotë se një ndërhyrje e mundshme ushtarake italiane, në Libi, duhet fillimisht duhet të miratohet nga Parlamenti. Çdo lloj angazhimi italian kundër degëzimeve të grupit Shteti Islamik, në atë shtet duhet të kalojë në etapat e nevojshme parlamentare dhe institucionale, tha ai për partinë e tij të qendrës së majtë, Parita Demokrate. Ky nuk është momenti që të nxitojmë gjërat, është momenti të veprojmë me arsye dhe qetësi”, paralajmëroi ai duke përsëritur se një ndërhyrje varet shumë nga krijimi i një qeverie libiane që do të ketë legjitimitetin e kërkesës së një ndihme ndërkombëtare për të bllokuar zgjerimin e grupit ekstremist. Roma pranoi të zhvillojë një forcë të stabilitetit nën mandatin e OKB-së në ish-koloninë e saj, por mungon një arsye e besueshme nga ana e një autoriteti kombëtar libian

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …