Italianët të interesuar për investime në Suharekë

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, ka pritur në një takim përfaqësuesin e Kompanisë italiane AZ.AGR.GIALLOGRANO S.S, Glauco San Giovanni, i cili shoqërohej nga zëvendësministri i bujqësisë  Vesel Krasniqin. Në këtë takim u bisedua për interesimin e kësaj Kompanie italiane për të investuar në sektorin e bujqësisë në komunën tonë. Kompania italiane po kërkon realizimin e një Projekti që ka të bëjë me mbjelljen e disa llojeve të bimëve, shumë fitimprurëse, për çka sqarime më detale ka dhënë zëvendësministri Krasniqi, i cili tha se: ” Këto prodhime janë të përshtatshme për vendin tonë, klima është e mirë dhe Suhareka ka tokë që i përshtatet. Kompania është e interesuar për mbjelljen e 6000 fidanëve në një hektarë, ndërsa nga një fidanë brenda vitit bima ka 1 kg vitin e parë, ndërsa në të dytin 2,5 kg, që do të thotë se janë fitimprurëse”. Kryetari Muharremaj, ka thënë se do ta përkrahim Kompaninë ne si komunë dhe do të gjejmë fermerët që janë të interesuar për mbjelljen e këtyre bimëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …