Varianti uniform i Këngës së Çanakalasë nga turqishtja, i përkthyer dhe i reduktuar në gjashtë strofa
Kënga e Çanakalasë me variantet e saj po mbetet njëra ndër këngët, që janë kënduar në çdo periudhë kohore prej vitit 1916 e deri tani, sidomos në Kosovë por edhe në trevat e tjera shqiptare. Përmbajtja e kësaj kënge nuk madhëron pushtimin por i këndon mbrojtjes, vajton fatin e ushtarëve të rinj e të moshuar, pikëllimin e qindra mijëra familjeve, fatin tragjik të popujve, në rrugëtimet e sundimtarëve të tyre.
Ka edhe koka që nuk e kuptojnë këtë këngë, as realitetin faktik i cili ka ndodhur para 107 vitesh apo edhe të tillë që e përbuzin, pikërisht për inat të stërgjyshërve të tyre, të kishin luftuar në Çanakala e jo në Frontin e Selanikut, ku në ballë ishin serbët e Pashiqit e të Crna Rukës dhe të cilët kishin depërtuar atje pasi kishin pushtuar e shkretuar gjysmën e Shqipërisë. Të tillët apo bijtë e tyre kanë kënduar këngë Mashall Titos në kali të bardhë…
Kënga e Çanakalasë është këngë elegjiake me përmbajtje historike, e cila na kthen në kujtesë një tragjedi njerëzore dhe nuk lëndon asnjë njeri, asnjë komb apo fe. Është këngë tç cilën e ka prodhuar koha dhe nuk e zhbën dot antihistoria, sikur nuk i ka zhbërë këngët për Luftën e Kosovës, për Skënderbeun, për Oso Kukën, Zenel Gjolekën e qindra të tjerë…
Në Çanakala u nisa
Prej Stambollit.
lumja nana ku po më qon
karshi dushmanit
vaj medet për të rijtë tanë.
Çanakala mrena
një bunar midis
mos ja pini ujin o vllazen
e kanë zeherlis
vaj medet për të rinjtë tanë.
Çanakala mrena
topi bubullon
aty ku bjer gjylja, vlla
uji po gufon
vaj medet për të rinjtë.
Çanakala mrena
u vrava u varrova
Pak pa më dal shpirti vlla
vorrin kërkova
vaj medet për të rinjtë.
Çanakala mrena
nisi me ra shi,
ah, në atë zaman të shpirtit o vlla
m’ mur malli për shpi
vaj medet për të rinjtë.
Dola prej Stambolli
me pa selamet
nanes edhe babës,vlla
ymri ju këput krejt
vaj medet,për të rinjtë.
N’Çanakkale mrena,
na mloj tymi i zi
Oh urdhni erdh pej mbretit vlla,
hygjym me singi
Oh për t’rijt tonë aman.
N’Çanakale mrena,
dola me ni skej
Oh tajaret po shkojnë përpjetë, ( tajaret- ballonat)
çylhane tue djegë ( çylhane- fshatra)
Oh për t’rijt tonë aman!
Rapsodët popullorë, sidomos ata në Kosovë e kanë kënduar por edhe e kanë begatuar këtë variant, i cili përgjithësisht është krijim i këngëtarit turk, duke i ndaj shtënë edhe vargje të tjera, ku spikatet qëndresa shqiptare.
Ja cilat vargje i gjejnë te kënga të cilën e këndon Rifat Berisha me grupin e këngëtarëve.
Çanakala mrena (brenda)
Lufta nuk po pranë,
Janë nizam shqiptarë oj nanë
Frontin nuk e lëshojnë,
mos më qaj moj nanë!
Mund të jetë që këtë variant e kanë kënduar këngëtarët edhe më herët, por me kohë i kanë hequr vargjet, për shkaqe të qëndrimeve të ndryshme politike e ideologjike.
Strofat e shtuara në variantin, që e ka kënduar rapsodi i mirënjohur i Kosovës Salih Krasniqi
N’Çanakkale mrena,
Na muloj tymi i zi
Urdhni erdh pej mbretit vlla,
Hygjym me singi
Oh për t’rijt tonë aman.
N’Çanakkale mrena,
Dola me ni skej
Oh ballanat po shkojnë përpjetë,
Çylhane tue djegë
Oh për t’rijt tonë aman!
Varianti të cilin e këndojnë Vëllezërit Sejdiu dhe përgjithësisht këngëtarët shqiptarë në Maqedoni.
Çanakala mrena
U nisa prej Stambolli
Mjera nana ku po të qoj
Karshi Dushmanit
Për ty kem me vdekë.
Çanakala mrena
Nji bunar n mjedis
Mos e pini ujin shokë,
e kanë zeherlisë
Vaj për ty kem me vdekë.
Çanakala mrena
Topi bubullon
Gjykja po i bjen detit
Deti po gjëmon
Haj për ty kem me vdekë.
Çanakala brenda
U vrava u varrova
Tre ditë pa m dalë shpirti
Varrin e kërkova
Për ty kem me vdekë.
Çanakala mrenda
Nisi me ra shi,
Munnë prag të vdekjes
M mur malli për ty
Vaj për ty kem me dekë.
Variant më i plotë i këngës së kënduar nga rapsodi i mirënjohur i Kosovës Salih Krasniqi
N’Çanakkale u nisa
Unë pej Stambollit
Oh lumja nana ku po m’qon
Karshi dushmanit
Oh për t’rijt tonë aman.
N’Çanakkale mrena
Topi bubullon
Aty ku po bjen gjylja, vlla
Uji po gufon
Oh për t’rijt tonë medet.
N’Çanakkale mrena,
N’fusha t’mejdanit
Aty ishin kanë mbledhun, vlla,
trimat e xhihanit
Oh për t’rijt tonë aman.
N’Çanakkala mrena,
U vrava, u varrova
Tri ditë pa m’dalë shpirti vlla,
Vorrin e kërkova
Oh për t’rijt tonë medet.
N’Çanakkala mrena,
Na u ba terr e zi
Ah t’vramit e t’varruemit,
Nër çadër tuj shti
Oh për t’rijt tonë aman.
N’Çanakkala mrena,
Nisi me ra shi
Ah n’atë zavall t’shpirtit, vlla,
M’mur malli për shpi
Oh për t’rijt tonë aman.
N’Çanakkala mrena,
Ni bunar mjedis
Mos e pini ujtë oh vllazën,
E kanë zeherlisë
Oh për t’rijt tonë aman.
Dola pej Stambollit,
Me pa selamet
Nanës e babës tonë,
Ymri ju k’putë krejt
Oh për t’rijt tonë aman.
N’Çanakkale mrena,
Na mbloj tymi i zi
Urdhni erdh pej mbretit, vlla,
Hygjym me singi
Oh për t’rijt tonë aman.
N’Çanakkale mrena,
Dola me ni skrep
Oh tajaret po shkojnë përpjetë,
Çylhane tue djegë
Oh për t’rijt tonë medet!
Kënga e Çanakalasë me variantet e saj po mbetet njëra ndër këngët, që janë kënduar në çdo periudhë kohore prej vitit 1916 e deri tani, sidomos në Kosovë por edhe në trevat e tjera shqiptare. Përmbajtja e kësaj kënge nuk madhëron pushtimin por i këndon mbrojtjes, vajton fatin e ushtarëve të rinj e të moshuar, pikëllimin e qindra mijëra familjeve, fatin tragjik të popujve, në rrugëtimet e sundimtarëve të tyre.
Ka edhe koka që nuk e kuptojnë këtë këngë, as realitetin faktik i cili ka ndodhur para 107 vitesh apo edhe të tillë që e përbuzin, pikërisht për inat të stërgjyshërve të tyre, të kishin luftuar në Çanakala e jo në Frontin e Selanikut, ku në ballë ishin serbët e Pashiqit e të Crna Rukës dhe të cilët kishin depërtuar atje pasi kishin pushtuar e shkretuar gjysmën e Shqipërisë. Të tillët apo bijtë e tyre kanë kënduar këngë Mashall Titos në kali të bardhë…
Kënga e Çanakalasë është këngë elegjiake me përmbajtje historike, e cila na kthen në kujtesë një tragjedi njerëzore dhe nuk lëndon asnjë njeri, asnjë komb apo fe. Është këngë tç cilën e ka prodhuar koha dhe nuk e zhbën dot antihistoria, sikur nuk i ka zhbërë këngët për Luftën e Kosovës, për Skënderbeun, për Oso Kukën, Zenel Gjolekën e qindra të tjerë…
Shqiptarët nuk kanë marrë pjesë vetëm në luftën e Çanakalasë por kanë ndihmuar edhe shumë popuj të tjerë për çlirim dhe kundër robërisë, ashtu si në kohën e Mehmed Ali Pashë Misirit kundër ushtrisë pushtuese të Napoleon Banapartës, kanë luftuar në Greqi në vitin 1832 kundër bandave greke që vrisnin fëmijë e gra ua këputin gjymtyrët, dhe i dërgonin në Stamboll. Kanë marrë dhe kanë derdhur gjakun rrëke në çlirimin e Greqisë, e cila pastaj i ka asimiluar në tërësi. Kanë marrë pjesë në luftën e Spanjës kundër diktatorit fashist, Françisko Franko, kanë marrë pjesë në luftën atdhetare çlirimtare të Kroacisë, të Bosnjës e Hercegovinës, kanë marrë pjesë në luftës edhe kundër diktatorit fashist, alavit, Bashar Al Asadd, i cila ka vrarë rreth 1 milionë sirianë dhe 10 milionë të tjerë ka degdisur nëpër botë… Nuk po shkruaj për ata që iu kanë bashkuar ISIS-it në mesin e pjesëtarëve të 60 kombeve të botës, shumë prej tyre shtetas amerikanë, anglezë, francezë e të tjerë… Se kanë bërë mirë apo keq, do të gjykojë e ardhmja, por lufta e qëndresa shekullore nuk mund të mohohet me gjuhën e fakteve… Mund të injorohet të shahet e të fyhet nga ata që disponojnë një “kulturë” të tillë.
Përpunuar e zgjeruar në prill 2022.
Ahmet Qeriqi.
Literatura:
- https://en.wikipedia.org/wiki/Gallipoli_campaign.
- Mehmet Nijazi Ozdemir: Lufta e Çanakalasë.
- Komandanti suprem i forcave aleate: gjenerali Xhon Hamilton.
- Komandanti i ushtrisë së pestë osmane: mareshali Liman von Sanders.
- Komandanti anglez, historiani Hamilton i cili kishte marrë pjesë në luftën e Çanakalasë.
- RKL: Leon Trocki, një personalitet jo sa duhet i njohur për shqiptarët, 5. 1. 2016.
- 7 05/01/2016 https://www.fishmedia.info.
- Fragment nga fjala e Gjergj Fishtës në Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1919
- Tekste këngësh të kënduara nga Salih Krasniqi, Rifat Berisha dhe vëllezërit Sejdiu.
10, https://www.youtube.com/watch?v=dPj6fjucZ4E&ab_channel=TVSharri
- (ELBASAN (AA) – MALIK HASA/FATJON CUKA)
- Roza Eshkenazi: Katinaqi mu zasena, varianti grek i Këngës së Çanakalasë.
- Këngë sanxhakase e boshnjake për Qanakalanë.