Ivan Anushiq; Prania e ushtrisë amerikane në Kosovë përmes KFOR-it, është shumë e rëndësishme

Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anushiq, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë është takuar edhe me zëvendës-ndihmës sekretarin e Mbrojtjes amerikane për Politika Evropiane dhe të NATO-së, Dejvid Bejker. Anushiq ka thënë se në këtë takim ka theksuar se çelësi i sigurisë së Evropës Juglindore është Kosova dhe se prania e ushtrisë amerikane në Kosovë përmes KFOR-it është shumë e rëndësishme. U takova me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Mbrojtjes për Politikat Evropiane dhe të NATO-s, David Baker. Në mënyrë të veçantë theksova se çelësi i sigurisë në Evropën Juglindore është Kosova dhe se prania amerikane përmes KFOR-it është jashtëzakonisht e rëndësishme”, ka shkruar Anushiq.

Kontrolloni gjithashtu

Parlamenti Evropian kërkon përshpejtim të procesit të integrimit të Kosovës dhe heqjen e masave ndëshkuese të BE-së

Në diskutimet që u zhvilluan në Parlamentin Evropian, shumica e deputetëve kërkuan që procesi i …