Anëtari i Institutit për Shkencat Humane në Vjenë, Ivan Vejvoda, ka deklaruar se për çështjen e përdorimit të dinarit serb, dy shtetet, Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë një zgjidhje kompromisi. Sipas tij, presioni i bashkësisë ndërkombëtare mbi Kosovën është e justifikueshëm duke marrë parasysh se vendimi për ta ndaluar dinarin serb, ishte i autoriteteve të Kosovës. Duke folur në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Vejvoda lë të kuptohet se Prishtina zyrtare duhet të konsultohet dhe t’i marrë parasysh këshillat e partnerëve ndërkombëtarë. “Qeveria e Kosovës mund të marrë çfarëdo vendimi që do, por ajo nuk jeton në vakum, jeton në juglindje të Evropës, me partnerë të cilët duan që ajo t’i bashkohet BE-së dhe NATO-s”, thotë Vejvoda.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …