Mundësia e shkëmbimit të territoreve midis Beogradit dhe Prishtinës nuk është në tryezë. Ajo nuk është më pjesë e diskutimeve, megjithëse mund të ketë qenë më herët, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Ivan Vojvoda, këshilltar shkencor në Institutin për Shkencat Humane, në Vjenë. Vejvoda, që ka qenë edhe nënpresident për programet e Fondit Marshall të Shteteve të Bashkuara, thotë se ai nuk beson se qeveria serbe dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë të gatshëm të nënshkruajnë një marrëveshje në këtë moment, që do të përfshijë njohjen e pavarësisë së Kosovës. “Siç e dimë të gjithë, dialogu filloi në mars të vitit 2011. Ka pasur rënie dhe ngritje gjatë kësaj periudhe. Suksesi kryesor natyrisht se ka qenë marrëveshja e prillit e vitit 2013. Dhe, siç e dimë edhe NATO-ja e dha mbështetjen e saj…Të dyja palët tani duhet të zgjedhin nëse duan të bëhen sikur India dhe Pakistani, të cilat e kanë një situatë të pazgjidhur qe 70 vite. Mendoj se nëse do të ketë një qasje racionale, liderët e Prishtinës dhe Beogradit do të bënin gjithçka për të gjetur një zgjidhje dhe do t’ia vendosnin pikën kësaj çështjeje në mënyrë që rajoni përfundimisht të arrijë stabilitetin dhe paqen e plotë”, tha Ivan Vojvoda
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …