Ivana Stradner: Ka mundësi të pritet një tjetër përshkallëzim në Kosovë, ashtu siç ndodhi më 24 shtator

Analistja amerikane, Ivana Stradner ka thënë se mund të pritet një tjetër përshkallëzim në Kosovë, ashtu siç ndodhi më 24 shtator. Ajo  ka shkruar se është e bindur se mund të përsëritet një situatë e tillë. Jam e bindur se mund të presim një eskalim tjetër në Kosovë, ashtu si në shtator. Telegrami rus tani ndan një histori të kafenesë Panda… që do të thotë se ata po përgatisin një “false flag”tjetër dhe do të akuzojnë Mbretërinë e Bashkuar”, ka shkruar ajo. Stradner ka shtuar se ky mesazh është ndarë edhe nga kanale të tjera ruse/serbe dhe tashmë media serbe dhe ruse kanë akuzuar Mbretërinë e Bashkuar për komplotimin e një lufte në Kosovë. Disa kanale argumentojnë gjithashtu se vitin e ardhshëm do të ketë zgjedhje në Shtetet e Bashkuara dhe Biden dëshiron të hapë një front të dytë dhe të vërë Rusinë në mbrojtje”, është shprehur analistja amerikane.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës

Pas dështimit të një pas njëshëm, nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit …