Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, kërkoi nga ambasadori amerikan e ambasadorët e tjerë, të mos përzihen në punët e brendshme të Serbisë. Ai ka reaguar kundër një fjalimi të ambasadorit amerikan në Beograd, Kyle Scott, që ishte shprehur kundër deklaratave të ministrit serb Aleksandër Vulin, i cili lavdëroi një ish gjeneral serb për rolin e tij gjatë bombardimeve të NATO-s mbi Serbinë në vitin 1999. Vulin kishte thënë se Serbia nuk ka nevojë të turpërohet më për atë çfarë ka ndodhur në Kosovë në atë kohë. Ai kishte folur në një takim të ish ushtarakëve të batalionit të tretë të Armatës Jugosllave në të cilin morën pjesë edhe Vladimir Lazareviç, ish shef i shtabit të armatës jugosllave në Prishtinë dhe Nikola Shainoviç, ish zëvendëskryeministër i Jugosllavisë, që të dy të dënuar për krime lufte në Kosovë nga Gjykata Ndërkombëtare në Hagë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …