Ivica Daçiq

Ivica Daçiq, merr pjesë në seancën e sotme të Këshillit të Evropës, pavarësisht se kishte thënë se nuk do të udhëtonte për në Strasburg

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, merr pjesë në seancën e sotme të Këshillit të Evropës, pavarësisht se kishte thënë se nuk do të udhëtonte për në Strasburg për shkak të paralajmërimit se Kosova do të pranohet në këtë institucion. Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë konfirmoi për agjencinë Beta se Daçiq do të marrë pjesë në seancë, e cila mbahet në përvjetorin e 20-të të pranimit të Serbisë në Këshillin e Evropës. Në Strasburg, ministri Daçiq do të përpiqet të ndalojë procedurën e pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Ai tha se dhjetë vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit, u njoftua se Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës do të nisë procedurat për pranimin e Kosovës. Kosova nuk i ka përmbushur obligimet e veta, që i parasheh Marrëveshja e Brukselit që 10 vjet, dhe për këtë gjë, ajo duhet të shpërblehet dhe të nisë procedura për pranimin e saj në Këshillin e Evropës. Ky është mesazh që Kosova mund të bëjë çfarë të dojë”, deklaroi, Ivica  Daçiq.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE miraton rritjen e çmimit të energjisë elektrike deri në 16%

Zyra e Rregullatorit për Energji ka miratuar të hyrat maksimale të lejuara për operatorët e …