Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, duke folur lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, u shpreh se pret që të caktohet seanca e komisionit politik të Asamblesë Parlamentare dhe se aty me gjasë do të miratohet një rekomandim pozitiv për anëtarësim. Pas kësaj, në prill, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ndoshta do t’i bëjë një rekomandim Këshillit të Ministrave. Mund të pritet që Kosova të pranohet urgjentisht në Këshillin e Evropës”, tha Daçiqi. Ai po ashtu ka thënë se ende nuk dihet nëse me kërkesë të Rusisë me 25 mars do të mbahet një mbledhje e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara me rastin e 25 vjetorit të bombardimeve të NATO-s kundër forcave policore dhe ushtarake të regjimi të atëhershëm të Serbisë.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …