Ivica Daçiq

Ivica Daçiq: Ne, de facto dhe de jure, nuk e njohim pavarësinë e Kosovës, as anëtarësimin e saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, sot ka deklaruar se marrëveshja evropiane për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, e cila u pranua në Bruksel, është ligjërisht e detyrueshme për të dyja palët edhe pse nuk është nënshkruar, por se “interesi i Prishtinës është të mos zbatohet kjo marrëveshje për paqe”. Ai ka deklaruar për mediet në Serbi se “ekziston mundësia që të ndihmohen serbët në Kosovë në mënyrë të armatosur, por se në atë rast qytetarët e Serbisë duhet ta dinë se kjo nuk mund të ndodhë pa një konflikt më serioz në rajon.  Politika jonë është korrekte, jemi në dialog. Kryetari Vuçiq e ka thënë qartë disa herë se ne kemi marrë përsipër detyrimin për ta zbatuar këtë marrëveshje deri në vijat e kuqe, pasi ne de facto dhe de jure  nuk e njohim pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në Kombet në Organizatën e Kombeve të  Bashkuara”, tha Daçiq.

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …