Daçiq

Ivica Daçiq: Në takimin e Ohrit kemi fituar Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe, pa premtuar njohjen e pavarësisë së Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka folur për takimin e Ohrit ku ka thënë se Serbia ka bërë arritjen më të madhe pas vitit 1999, duke marrë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Nuk kemi bërë asgjë në dëmin tonë, kemi marrë Bashkimin e Komunave Serbe, pra bëhet pasuri ligjore e BE-së”, ka thënë Daçiq.   Kryetari  i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka arritur t’i mbrojë interesat e kombëtare të shtetit në raport me kryeministrin Albin Kurti gjatë bisedimeve në Ohër. Kishte rrezik që Serbia të akuzohej për kolapsin e dialogut. Tashmë që është hedhur vija, nuk ka asnjë arsye të vetme për të mos thënë se kemi arritur t’i mbrojmë interesat kombëtare dhe shtetërore me politikën e urtë dhe burrështetare të Aleksandër Vuçiqit”, ka thënë Daçiq për mediet në Serbi. Një entuziazëm non sens e ka shprehur edhe klani i Ali Ahmetit, në Maqedoni duke e relativizuar me marrëveshjen që ai nën presionin ndërkombëtar kishte arritur në Ohër,  në vitin 2001. Marrëveshjes deri tani nuk iu ka gëzuar asnjë shqiptar në Kosovë, madje jam i sigurt se nuk iu ka gëzuar as Albin Kurti, sepse dihet se ky akt e degradon pavarësinë e Kosovës dhe e dëmton rëndë shtetin.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …