Daçiq

Ivica Daçiq: Nuk do të shkoj në Strasburg, në përvjetorin e 20-të të pranimit të Serbisë në KE, nëse Kosova pranohet në atë institucion

Ministri për Punë të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë se nuk do të shkojë në Strasburg, në përvjetorin e 20-të të pranimit të Serbisë në Këshillin e Evropës, nëse Kosova do të pranohet në atë institucion një ditë më vonë. Pas takimit me ministren e Jashtme të Gabonit, Jolanda Nijonde, se në 10-vjetorin e arritjes së Marrëveshjes së Brukselit – mes Kosovës dhe Serbisë – është bërë e ditur që Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës, do të nisë procedurat për pranimin e Kosovës në atë institucion. Kosova nuk i ka përmbushur obligimet e veta, që i parasheh Marrëveshja e Brukselit që 10 vjet, dhe për këtë gjë, ajo duhet të shpërblehet dhe të nisë procedura për pranimin e saj në Këshillin e Evropës. Ky është mesazh që Kosova mund të bëjë çfarë të dojë. Daçiq po ashtu  ka thënë se Këshilli i Evropës nuk e ka pranuar kurrë një entitet që nuk është shtet, dhe se nuk mund të diskutohet për mbrojtjen e integritetit të Ukrainës, pa e diskutuar integritetin e Serbisë. Nuk  është qetësuar situata në Kosovë. Nuk kemi përparim në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Nuk kam asnjë shtysë që të shkoj në Strasburg, kur ata të nisin procedurën për pranim të Kosovës në Këshillin e Evropës”, ka thënë Daçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …