Ivica Daçiq

Ivica Daçiq: Pajtohemi për liberalizimin e vizave, pasi, gjysma e banorëve të atjeshëm menjëherë do ta braktisnin Kosovën

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, thotë se shteti i tij do të donte që Kosovës t’i jepet liberalizimi i  vizave, pasi, gjysma e banorëve të atjeshëm menjëherë do ta braktisnin vendin. Daçiq në një deklaratë për media, së fundmi, ka thënë se Serbia aspak nuk paraqet problem për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Ne pajtohemi me këtë, por nuk po pranon Bashkimi Evropian. Por, pse nuk duan t’ua japin liberalizimin e vizave? Sepse e dinë që nëse e bëjnë këtë, gjysma e qytetarëve menjëherë do të shkonin në Bashkimin Evropian. Dhe, unë do të ndihmoja këtu”, ka thënë Daçiq.  Këtë deklaratë të Daçiqit, i cili është zgjedhur Ministër i Jashtëm në qeverinë e re serbe, e ka publikuar anëtari i kryesisë së Partisë Socialiste në Serbi, Boris Miliçeviq,  ndihmës i ministrit për të drejtat e njeriut e të pakicave dhe dialogun shoqëror në Qeverinë e Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …