leoni

Aplikimi i Kosovës në INTERPOL përsëri këtë vit e ka ndezur edhe më shumë ministrin serb i cili po viziton vende të botës për të lobuar kundër. Përveç që

Ivica Daçiq: Qëllimi i vetëm i Kosovës është që përmes INTERPOL-it po t’a promovoj veten si shtet

Zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Ivica Daçiq, ka zbuluar arsyen përse sipas tij Kosova po dëshiron të anëtarësohet në INTERPOL. Ai thotë se qëllimi i vetëm i Kosovës që të anëtarësohet në INTERPOL nuk është lufta kundër krimit, por ai pretendon se Kosova përmes INTERPOL-it po dëshiron t’a promovoj veten si shtet. Sipas tij, kjo është një situatë e “çmendur”, pasi që siç u shpreh ai, Kosova po bashkëpunon me INTERPOL-in përmes UNMIK-ut dhe kjo siç ka thënë ai, nuk mund të ndodhë. Sipas tij, për aq kohë sa Rezoluta 1244 është në fuqi, Kosova nuk mund të ketë ushtrinë e saj dhe nëse themelohet ushtria atëherë sipas tij, kjo do të ishte në kundërshtim me kushtetutën. Tutje ai ka thënë se e vetmja forcë e armatosur që lejohet në Kosovë është KFOR-i. Ndërkohë sa i përket dialogut në mes të Serbisë dhe Kosovës, ai ka akuzuar Kosovën se nuk po i zbaton marrëveshjet e arritura në Bruksel. Pavarësisht se ish-ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Nikki Haley, ka kërkuar që UNMIK-u të largohet nga Kosova, Daçiq ka thënë se kjo nuk do të ndodhë pasi që sipas tij, Kina dhe Rusia nuk do ta lejojnë një gjë të tillë. Sipas tij kërkesa për largimin e UNMIK-ut nga Kosova nuk është kërkesë direkte e SHBA-së, por e Prishtinës.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …