leoni

Iviq kërkon referendum për Kosovën

Iviq kërkon referendum për Kosovën

Kryetarja e Partisë Demokratike të Serbisë, Sanda Rashkoviq-Iviq ka kërkuar që Qeveria serbe që të ndalë, siç ka thënë ajo, çintegrimin territorial të Serbisë dhe të shpallë referendum për BE-në. Ajo ka thënë për mediet serbe se informatat më të reja tregojnë se Bashkimi Evropian e trajton Kosovën si shtet të pavarur dhe me të nënshkruan marrëveshje ndërkombëtare. “Përfaqësuesja e lartë Federica Mogherini ka deklaruar se Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë do të themelohet sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, ndërsa nënkryetarja e Parlamentit Evropian Ulrike Lunaçek është e sigurt se Serbia nuk do të pranohet në BE pa njohjen e pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Rashkoviq-Iviq.

Kontrolloni gjithashtu

Natyra Kuçi: Krijimi i qeverisë nga opozita po bëhet problematik për shkak të LDK-së

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, ka deklaruar se krijimi i një qeverie nga partitë opozitare …