Eurodeputeti, Ivo Vajgl i ka quajtur të dënueshme deklaratat luftë-ndjellëse në Ballkan. Ai i ka porositur liderët e rajonit që duhet t’i lënë mënjanë retorikat nacionaliste e të fokusohen në procesin e integrimit evropian. Edhe pse nuk ka përmendur emra e ngjarje konkrete, mesazhet e tij në mënyrë të qartë i drejtoheshin mes të tjerash, edhe Serbisë. Deklaratat e disa liderëve janë shqetësuese dhe nuk mund të argumentohen me afrimin e fushatave zgjedhore, secila retorikë nacionaliste dhe nxitëse konfliktesh duhet dënuar fuqishëm nga gjithë liderët rajonalë dhe europianë. Në Ballkan, theksoi ai, nuk do ketë ndryshim të kufijve.
