leoni

Ivo Vajgl: Tensionet, keqkuptimet dhe rindezja e debateve të vjetra ndëretnike është e rrezikshme për të gjitha vendet e Ballkanit

Ivo Vajgl: Tensionet, keqkuptimet dhe rindezja e debateve të vjetra ndëretnike është e rrezikshme për të gjitha vendet e Ballkanit

Tensionet politike në Ballkan mund të provohen tejet të dëmshme për rajonin dhe perspektivën e tij të zgjerimit. Shqetësimin e ngre raportuesi i Maqedonisë në Parlamentin Europian, Ivo Vajgl, pak ditë nga incidenti që tronditi marrëdhëniet Beograd-Shkup. Vajgl i bëri thirrje rajonit për unitet dhe për ta paraqitur veten si partner të besueshëm të BE-së. Në këtë moment, u shpreh ai, në shumë vende anëtare mund të shohim fare qartë rritjen e hezitimit kur vjen fjala tek procesi i zgjerimit të bllokut dhe konsolidimit të unionit të lëkundur ndjeshëm nga BREXIT-i, kriza financiare dhe ngërçi i refugjatëve.

“Gjëja më pak produktive që mund të bëjnë shtetet kandidate është të përshkallëzojnë tensionet mes tyre e t’i kthehen intolerancës tradicionale të mbështetur në baza historike apo pseudohistorike, ishte komenti i tij referuar tërheqjes së të gjithë stafit të Ambasadës Serbe në Shkup. Nëse rajoni dëshiron ta mbajë të gjallë e të mirëmbështetur perspektivën e zgjerimit, duhet ta paraqesë veten si homogjen, tërheqës si treg, por edhe si partner bindës për stabilitetin dhe sigurinë europiane” është këshilla e Vajgl. “Tensionet, keqkuptimet dhe rindezja e debateve të vjetra ndëretnike është e rrezikshme dhe e dëmshme për të gjitha vendet që përfshihen në to. Do të jetë e dobishme që liderët e Ballkanit të jenë sa më të ndërgjegjshëm për këtë fakt”, përfundon ai.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …