Ish-ambasadori i Britanisë së Madhe në Beograd, Ivor Roberts, është cituar të ketë deklaruar se nuk sheh arsye që Shqipëria dhe Kosova të mos bashkohen. “Nuk shoh arsye, që pas një kohe, të mos bashkohen Kosova dhe Shqipëria në një shtet të vetëm, nëse këtë e duan”, ka thanë ish-ambasadori britanik për B92. Sipas tij, kufijtë në Ballkan mund të korrigjohen për paqe të përhershme. “Gjithashtu një vend që nuk ka zgjidhur çështjen e kufirit nuk mund t’i bashkohet BE-së. Në këtë pikë, Britania e Madhe, duhet të dalë nga BE pasi ka mosmarrëveshje me tre vende”, shprehet Roberts. Ai mendon se veriu i Kosovës duhet t’i kthehet Serbisë, kurse tri komunat në Lindje aktualisht nën Serbi, duhet t’i kthehet Kosovës. “Kufijtë në radhë të parë duhet t’i kontribuojnë sigurisë dhe stabilitetit. Kjo do të zgjasë deri atëherë kur ato do të bëhen krejtësisht të parëndësishëm”, tha ai.(dritare.net)
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …