leoni

Izet Haxhia

Izet Haxhia: Berisha është përbindëshi që përçau shqiptarët, vrau shtetin, vrau zgjedhjet e lira

Ish truproja dhe njeriu më i afër i Sali Berishës në vitet 90, Izet Haxhia, në një intervistë për gazetën “ Dita” mes tjerash ka veçuar humbjen e Referendumit për Kushtetutën e vitit  1994. Ai thotë se nga frika edhe  humbjes së zgjedhjeve të Majit 1996 u bë masakra zgjedhore e 26 Majit, duke vrarë përfundimisht institucionin e zgjedhjeve të lira në Shqipëri. Kjo, duke na sjellë vitin e zi 1997. Duhet thënë se referendumi i humbur i kushtetutës në 1994 në mënyrë poshtëruese, nxori nga brenda Berishës atë përbindëshin që përçau shqiptarët, vrau shtetin, vrau zgjedhjet e lira. Jo vetëm kaq, por shënoi fillimin e vrasjeve politike dhe futjen e krimit në politikë, dhe më e keqja vrau shpresën se ne shqiptarët mund të bëjmë shtet demokratik e të së drejtës. Dhe gjendja e sotme e tregon më së miri se çfarë bëri ai përbindësh me emrin Berishë. Që na paska filluar të reflektojë dhe të kërkojë “falje” për ligjin e plehrave, duke thirrur për referendum. Dhe kush? Ky ‘ i pastri”  që e ktheu vendin në llum.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …