Izet Haxhia: Krimet më të rënda të Salih Berishës

Izet Haxhia: Krimet më të rënda të Salih Berishës

Truproja e ish-kryetarit të Shqipërisë Sali Berisha,  z. Izet Haxhia, është marrë kohët e fundit në pyetje me orar të zgjatur në lidhje me veprat penale, për të cilat akuzohet për vrasjen e ish deputetit demokrat Azem Hajdari. I bindur se veprat penale të konsumuara nga Sali Berisha, nuk mund të amnistohen me “qyrk” juridik të “qëndisur” nga vetë autori i një mal me krime monstruoze, ai ka denoncuar një sërë krimesh të ish-shefit të tij, të cilat tashmë kanë shkuar në rreth 30. Ndër të tjera, ai denoncon dhe bëhet “dorëzanë” se Sali Berisha, duke vepruar nën moton “hidh gurin e fshih dorën” mban përgjegjësi penale për krimet si:

Ngjarjet tragjike të 2 Prillit 1991, Vrasjet në shkollën e Bashkuar; Ngritjen, bekimin, manipulimin, e firmave Piramidale e përvetësimin e miliardave nëpërmjet përdorimit të pushtetit politik dhe Shërbimit Informativ Kombëtar. Manipulimit dhe vjedhjes së votave në çdo votim të radhës, nëpërmjet blerjeve favoreve frikësimit disinformimit dhe nxitjes së anarkisë dhe kaosit. Djegia e gazetës “Koha Jonë” dhe vënie tritol në shtëpinë e gazetares Zenepe Luka. Organizator dhe shtytës i funksionimit të linjës së tritolit, sa herë që i është dashur të destabilizojë situatat politike, juridike, ekonomike, shoqërore e sociale në vend. Ai është përgjegjës për vjedhjen e floririt në Kërrabë. Vrasja e zhdukja pa lënë gjurmë nëpërmjet marionetës së tij Ilir Kumbaro, e biznesmenit Remzi Hoxha. Hapja e depove të armatim- municioneve, dhe përgatitja e paramilitarëve në Dajt në Tiranë e gjetkë për të sulmuar përfaqësuesit në jugun e vendit. Nxjerrja e urdhrave përkatës për operacione ushtarake ndëshkuese në jug të vendit, duke planizuar edhe bombardim edhe përdorim të lëndëve helmuese-luftarake edhe këputje të nyjeve të transportit, si ura, mbikalime, përdorimin e njerëzve të infiltruar. Veprimet anti kushtetuese, u finalizuan me këtë rast duke vendosur në krye të operacioneve shfarosëse anti kombëtare, shefin e shërbimit sekret, po aq bashkë përgjegjës në këto krime, Bashkim Gazidede. Ai është përgjegjës gjithashtu për një sërë vrasjesh tragjike në rrethin e Tropojës. Gjithçka filloi, veç më parë, me vrasjen në Qafë Luzhë, ku mbeti i vrarë Shkëlqim Haklaj. Ai është përgjegjës dhe duhet të përgjigjet e të japë shpjegime edhe për vrasjen e Ilir Konushevcit, komandantit të Logjistikës së UÇK-së. Ai ideoi dhe më kërkoi të bombardoja Ambasadën Amerikane. Ai është përgjegjës penalisht për porosinë e përdorjes të çdo lloj mjeti, si telekomandë snajper, çipa me telekomandë, e të tjerë për të zhdukur çdo gjë që u takonte dhe kishte lidhje me Haklajt. Ai është përgjegjës penalisht personalisht për kurthin dhe eleminimin e Azem Hajdarit. Ai është arkitekti i grushtit të shtetit të 14- Shtatorit. Dhe kthimin e selisë së PD-së në një fortesë militare dhe të rezikshme për ndarje kombëtare, etj.

Sidoqoftë, tashmë procesi i Izet Haxhisë është “kopsitur” nga SPAK dhe pritet të hapet së shpejti. Avikati i Izetit, Idajet Beqiri rrëfen se një një nga çështjet më të mprehta në këtë proces, do të jetë vrasja e Shkëlqim Haklajt më 4 janar 1998 e Shkëlqim Haklajt, prej nga filloi seria e vrasjeve në Tropojë që u mori jetën më shumë se 200 djemve të asaj krahine, duke kulmuar me vrasjen e Azem Hajdarit dhe grushtin e shtetit të 14 shtatorit. (Dita)

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …