leoni

Izet Ibrahimi

Izet Ibrahimi! E çfarë t i bësh!?

Kështu na ishte!

Menjëherë pas Kuvendit të Prizrenit të vitit 1945, pas demonstratave të vitit 1968, pas atyre të vitit 1981, 1989! Edhe  atëherë kur shqiptarët po përgatitshin për të hyrë në betejën përfundimtare të UÇK-së, për çlirim, na etiketonin.

Në konsistencë nga etiketuan,  si; “bashkëpunëtor të fashizmit, informbyroistë, ballist, kontrarevolucionar, irredentist, separatist, e shkuan deri aty sa na quajtën edhe “plehu i Kosovës”. Edhe atëherë “analistë, gazeta ditore, studio TV, të nivelit Hajrie spikerica, plenume, e komitete, e ma bash të gjithë, bërlloku i pas varrosur titis, që ne shqiptarëve na shante, i bënin lavde dhe mbanin ison, Isa Musafës  (i cili edhe pse kulloti  plotë tetë regjime duke llogaritur edhe këtë të fundit më afatshkurtrin).

Ato i portretizonin veçanërisht ketë soj jugo – komunistësh si “pioneret e Tites, vizionar, patriot jugosllavë”  që në fakt edhe ashtu ishin. Kjo mbretëri, që Kadare e quante “mbretëri idiotësh”  edhe atëherë, kështu vepronte, mu sikur tani, kur Serbia po përandiste terrenin dhe opinionin për masakrat e radhës mbi shqiptarët, thoshin “Kosova nuk po humb asgjë, edhe pas Titos Tita”.

Por mos harroni të dashur miq, shok, e bashkëveprimtar, ne ja dolëm.

Ata mund të dërdelisin në rrugën për në theqafje, as gjë më shumë. “Dëgjo… Është shumë e vështirë të diskutosh në mbretërinë e idiotëve”.

Thoshte i madhi Kadare, por ne duhet ngritëm, sepse si dikur, e kemi për borxh, që sot, e përgjithmonë, në ketë copë të ndarë atdheut, edhe bash çdo gjë, dhe çdo gjë ta bëjmë të frymoi shqiptarisht.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …