Izet Mexhiti: Ligji për partitë politike nuk e lejon Vetëvendosjen e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti të veprojë në Maqedoni

Izet Mexhiti, ka reaguar kundër deklaratës së liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, për bashkë-partiakun e tij, Artan Grubi

Zëvendëskryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Izet Mexhiti, ka reaguar kundër deklaratës së liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, për bashkëpartiakun Artan Grubi, i cili pas shpalljes në listën e zezë të SHBA-së dhe përndjekjes nga organet hetuese maqedonase, dyshohet se ndodhet i fshehur në hapësirat shqiptare. Hapësira shqiptare nuk është strehë për të korruptuarit dhe non-gratat! Mos e njollosni hapësirën shqiptare me vulën e korrupsionit duke e implikuar në fshehjen e të akuzuarve për korrupsion dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare,” shkroi Mexhiti. Ai theksoi se hapësira shqiptare duhet të mbetet simbol i krenarisë dhe dinjitetit. “Personat non-grata nga lista e zezë amerikane nuk guxojnë t’i bëjnë shtetet shqiptare pengje të drejtësisë dhe t’i implikojnë në keqpërdorimet e tyre. Ky është turp për politikën dhe politikanët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut,” përfundoi Mexhiti. Reagimi i tij pason kritikat ndaj politikave të BDI-së dhe rolin e saj në mbrojtjen e figurave të përfshira në skandale korrupsioni.

Kontrolloni gjithashtu

Dritan Goxhaj; KÇK-ja E RAMËS, APO E BELINDËS NË TRAFIKUN AJROR?

Besoj të gjithëve ju kujtohet kur, në fillim të vitit 2019, Veziri i vilajetit të …