Izet Shala: Gitara

Këngën

Na mësoi Gitara.

Të  bashkuar për Liri

Kadri Zeka ,Vëllëzrit Gërvalla,

 Nuhi Berisha e Rexhep Mala.

Këndonin  bodrumeve të qyteteve

Ku lehatarët grryenin eshtrat e pakuptim të kohës

Ata, kërkonin gitaren e humbur, humbëtirave të tokës dardane

Natën korb dhe ditën e përhitur

Nga lazdranët e nëntokës buzëmbrëmjes,

Nga pleqët me duar të qara dhe mjekërrthinjur

Kërkonin Gitaren

Të  bashkuar për Liri

Kadri Zeka ,Vëllëzrit Gërvalla,

 Nuhi Berisha e Rexhep Mala

Jo, t’i këndonin vetëvetës

Po të zhgrehen në vaj e vajin ta bëjë këngë

Këngën melodi, melodinë krisma pushke

Për Liri.

 

Malishevë, janar 2019

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …