Izet Shala

Izet Shala: “Idiotët” e Dostojevskit dhe të “mjerët” e Victor Hugos

Gjithë problemi me këtë botë është se budallenjtë dhe fanatikët gjithnjë janë të sigurt për vetveten, ndërsa të mençurit janë plot dyshime. [Bertrand Russell, filozof (1872-1970)]

Dostojevski, Hygo dhe unë, tre njerëz, tre popuj dhe tri shoqëri, tri shtete,  tri shkolla dhe   katër kategori shoqërore “ Idiotët”, “ Të mjerët” , “ Shpërdoruesit” dhe “Populli”. U nisa për të  dhjetën herë në kërkim që t’i takoi “Idiotët “ e Dostojevskit  dhe përveç se në libra, takoi  idiotët drejtpërdrejt, interesante nuk dallojnë në pamje nga të tjerët, janë miqësorë, kanë histori, janë sovranë në vendimmarrje, kurse kanë edhe kushtetutën e pashkruar që me rigorozitet e zbatojnë  për kategorinë e vet, nuk lejojnë që  me asnjë mjet juridik dhe të dhunshëm t’u shkelet  dinjiteti, ndërsa kërkesa me sublime e tyre në epokën  e virtualizmit është. Të bërit komb.

 “Të mjerët” e Viktor Hygos, janë kategoria që  nuk tregojnë vlera për  shoqërinë e vet, i sheh kah do  dhe ku do, me portret  të tmerrshëm, fytyrë  të mavijosur, duar të qara e thonj të pa prerë , flokë si flokë kali, të shtrirë në parqet ku lojën e fëmijëve e dashurinë e të rinjve ua shqetësojnë  me kërkim faljet, pa ditur se për çka kërkojnë falje.

Nuk kanë kushtetutë  si kategori shoqërore,  nuk janë fare miqësorë, nuk janë sovran, janë pa territor e  pa vendimmarrje, janë që besa edhe pa liri, të robëruarit e vetvetes, e pranojnë nënshtrimin, shantazhin për një pallto të  vjetër, për një kulm prej kashte thekre, për një kafshatë bajate dhe për një  makinë me avull.

Unë, koha dhe  njerëzit e mi, parafytyroni se çfarë sharmi paraqesin në fotografi, çfarë vlera i krijojnë dhe i zbatojnë për shoqërinë, sa miqësisht shpërdorojnë taksen  dhe shtiren ideal për atdheun dhe kategorinë e vet, sa akuzojnë idiotët dhe të mjerët që nuk kanë shpërdoruar bash as njëherë taksen e kategorive të veta , por i kanë mbrojtur  me jetë.

Bota  e mendimit, imagjinatës dhe veprimit, më tradhton,  kujt t’i besoi, idiotëve, të mjerëve, shpërdoruesve, jo asnjërës, por sistemi demokratik ka si rregull shumicën dhe shumica e krijon rregullën, rregulla normën, norma, aktin  dhe  akti ligjin.

Jeta zhvillohet në këtë biodiversitet, normalisht, marrje- dhënie, vajtje- ardhje, urrejtje- dashuri, besë- tradhti, idiot- të mjerë, shpërdorues- shantazhues, të uritur- të ngopur, të strehuar- të pastrehë,  të pasur- të varfër,  të robërua- të lirë, diktatorë- demokratë, të ditur- të pa ditur, të përgjegjshëm- të papërgjegjshëm, luftë- paqe,  parajsë- ferr, i gjallë- i vdekur, i vdekur i gjallë.

Perdja e jetës në skenën e teatrit “ Makthi”, filloi të bie, shikuesit të shpërndahen dhe së cili me së cilin komentojnë për trion e idiotëve, të mjerëve dhe shpërdoruesve, po fiktivja e dramës , “Populli”, ku ishte, ku është dhe ku do të jetë populli, populli që nuk po  lëshon Jehonën e kushtrimit, thirrjen e zgjimit, zgjimin e prushtë dhe t’i këpus vargonjtë e skuqur në duart e  ashta apo ashti ka vdekur….!!

Kontrolloni gjithashtu

REAGIM PUBLIK NGA ROSCAP NDAJ INSTRUMENTALIZIMIT POLITIK TË TEMAVE QË NDËRLIDHEN ME CILËSINË E ARSIMIT DHE MIRËQENIEN E FËMIJËVE

Rrjeti i Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP) shpreh shqetësimin dhe indinjatën më …