leoni

Izet Shala

Izet Shala: Paradoksi i fytyrave të verdha

Të gjithë mendojnë ta ndryshojnë njerëzimin, por askush nuk mendon ta ndryshoj vetveten” Lev Tolstoj

Paradigma e këtyre ditëve me skenarët, e paradokseve  të  fytyrave  të verdha, filluan përgatitjet për dasmën e fund-vjeshtës  që bijtë e askujt të marrin mbështetjen e faraonëve për t’u krijuar vende të lira, diku në majat e piramidave.

Vizitorët janë bashkëkombësit e mi nga Lazarati, Toka e Kuqe dhe qyteti i fytyrave të verdha, po edhe lulet që do t’i vendosim, poshtë piramidave janë me të njëjtat ngjyra, kurse nderimin ua bëjmë me porosinë “ Vdekja me vjen prej syve të tillë”.

Ky  vit padyshim se ishte viti i mbrapsht, por jo viti i mbrapsht i Kadares, as viti i dashurisë me shtatë faje i Qosjes, por humbja e Vilajetit të Ali pash Tepelenës.

Humbësit dhe përbindëshit në përplasjet e tyre akuzoni shkrimtarin, Salman Ruzhdi për veprën “vargjet satanik”, kurse i amnistonin ata që u ngrohen me zjarrin e librit diku në shkretëtirat e Saharës, po ashtu në qytetin e paradokseve  të fytyrave të verdha, digjej pamfleti i kino – studios “Shqipëria e re” “ Proletarë të të  gjitha kombeve bashkohuni”, kurse nga sirtarët e Kioskave këto ditë u zhdukë gazeta ditore “ Mosmarrëveshja”.

Tema tabu që përfaqësuesit e popullit u bënë bashkë dhe miratuan dokumentin “ Falja e dëmeve”, ishte se  pasojat i bart shteti si dhe kompensimin e autorëve apo  donatorëve që investuan në botimin e librit, filmit dhe gazetës, por ne nuk mundem t’u përmirësojmë imazhin para qytetarëve, pasi edhe imazhin tonë e kemi në dyshim para tyre thanë përfaqësuesit e popullit.

Ne, përfaqësuesit e popullit, nuk merremi me libra, filma as gazeta, ne merremi ma pastrimin e lumit, tokës nga mbeturinat, rrugës së gropave   e  shtëpive me rrasa se jemi në pragun e dimrit të madh dhe vjeshtës së thatë.

Pasi kemi mungesë të ujit të pijshëm, e shihni se si fëmijët në  Egjipt pinë ujë të ndotur  në lumin Nil, ata i ekspozohen rrezikut të  përbindëshave të lumit, krokodilëve, fati i  mirë i joni është se në lumin tonë nuk ka krokodil as peshkaqenë, ka gjarpërinj helmues,  prandaj duhet  t’i marrim masat  e duhura për parandalim të ndonjë rasti që mund të jetë me pasoja për fëmijët që janë qytetarët tanë.

Do të fillojmë nga java e ardhshme me ligjërata për të ngritur vetëdijen e  njerëzve nëpër zonat që janë me të rrezikuara nga  ky fenomen, ani pse ka mungesë financiare të arkës së shtetit.

Fytyrat tona nuk shprehin dhembje të padurueshme, morali jonë nuk paraqet karaktere të forta dhe fjala jonë  nuk është mesazh i pranuar për qytetarët, por po bashkohemi, pasi në planet tona konfigurojnë dëshirat tona dhe aty  kryqëzohen interesat e  karvanit tonë.

Fytyrat e verdha pa dyshim janë Kolovajza e qytetit tim, ku argëtojnë fëmijët e kopshtit, por ata ua  plagosin  ëndrrën e tyre për ndryshim…?!

 

Kontrolloni gjithashtu

REAGIM PUBLIK NGA ROSCAP NDAJ INSTRUMENTALIZIMIT POLITIK TË TEMAVE QË NDËRLIDHEN ME CILËSINË E ARSIMIT DHE MIRËQENIEN E FËMIJËVE

Rrjeti i Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP) shpreh shqetësimin dhe indinjatën më …