Izet Shala: Politika, kancer i zi në shkolla

Shkolla shqipe nëpër kohë dhe periudha të ndryshme bëri përpjekje për mbijetesë dhe u përballojë fuqishëm uraganeve tmerrues të jashtëm e të brendshëm.
Dhe sot në 120-vjetorin e zhvillimit të saj si shkollë kombëtare, rrezikohet në përshkallëzime të mëdha nga elementi politik i imponuar padrejtësisht dhe për interesa të ngushta partiake në shkolla, i cili për shkollën shqipe nuk ka epitet tjetër përpos si KANCER I ZI. .
Kanceri i zi politik në shkollën shqipe është si produkt i shtypjes, nënçmimit dhe i vlerave të ulëta që ka një shoqëri. .
Edhe politika e kaluar edhe kjo e tashmja e instaluar në shkollat tona tregon më së miri nivelin e një populli dhe një të nesërme zhgënjyese të tij. .
Diktatura dhe Demokracia apo shkolla Diktatoriale dhe shkolla Demokratike. Po janë edhe njëra edhe tjetra, por jo shkollë kombëtare, shkollë që konkurron me shkollat e popujve tjerë në rajon, Evropë dhe me gjerë. .
Dobësitë nuk duhet të kërkohen jashtë trungut tonë, ato janë në gjenet tona agresive, të ulëta dhe përçmuese. .
Njeriu ynë i sotëm prodhon anti-vlera që nuk mund t’i rezistojnë tregut të jashtëm, as atij ballkanik e jo me gjerë në fushën e prodhimeve shkencore që nga niveli para fillor e deri të ai akademik. .
Ky mjerim i mbushur me anti-vlera shkakton ndrydhje të profilit të mirëfilltë profesional i cili nuk mungon sot. Anti-vlerat kanë krijuar imazhin, cili paraqitet keq, me rrudhat e një njeriu fytyrë prishur, gisht shëmtuar, të njeriut vendimmarrës fatalist. .
Egoja e tashme, meritokracia feudalo-bujkërobiste, anarkizmi dhe ligji nën dorën e hekurt, shkollën shqipe jo që e kanë afruar buzë greminës së vdekjes, por para një situate të sëmurë shumë rëndë, e cila tregon qartë shenjat e pa shërueshme edhe për një kohë të gjatë. .
Personazhet donkishotiane që shtiren si engjëj të kombit, ata që shkollës kombëtare ia vendosin figurat e kuajve dhe pionëve, duke nëpërkëmbur figurën dhe portretin e arsimuesit të denjë, duke i bërë pengesë zhvillimit dhe përparimit të shkollës sonë. Ato i kanë vënë lakun në fyt të mirave të shumta, aq shumë të nevojshme dhe në interes të afirmimit të vlerave në shkollën shqipe. T’i nxjerrim mësimet nga e kaluara e shkollës shqipe sepse asaj kurrë nuk i kanë munguar arsimdashësit e denjë, që jetën e tyre e kishin të lidhur me luftën për lirinë kombit. Të tillë njerëz nuk i kanë munguar shkollës sonë, nuk do t’i mungojnë as tash, por as nesër. .
Garnitura e djeshme diktatoriale, e veshur sot me vellon e demokratëve ka krijuar sejmenët që pamëshirshëm në emër të ndryshimeve cilësore dhe avancuese, kanë fundosur në humnera të thella e të errëta autonominë e shkollës shqipe dhe kanë eliminuar faktorin prind apo sa për sy e gazin e botës në letrat e tyre të zeza fiksojnë figura memece që restauruan metodat e mesjetës. .
Funksionaliteti i sotëm në shkollën shqipe me demokracinë e dhunshme në emër të imponimit të politikës së kancerit të zi është mënjanësi i vlerave të mirëfillta për brezin e ri, kjo praktikë e neveritshme sundon në shkollat tona, ku emëruesi dhe shkarkuesi është POLITIKA. .
Sot shkolla përballet me përçarje të njerëzve, madje edhe më të afërt, me dhunë politike, me blerje dhe shërbime njerëzish dhe jo të interesave të shkollës shqipe dhe popullit shqiptar. .
Sot më shumë se kurdoherë njerëzit e ultë përkulen para politikës disfatiste që emëron dhe shkarkon drejtorë shkollash e bënë arsimtar rrugësh. 
Sot shkolla shqipe ka humbur imunitetin para farë këqijve, ndërsa dje ishte Kulla e Qëndresës dhe Kuvendi i fitoreve ndaj pushtuesve otoman e sllav. 
Kjo lojë tragjike–komike që po zhvillohet në shkollat tona, kërkon riaktivizimin e punonjësve arsimor që nga cikli para fillor e deri te ai akademik, mobilizimin dhe ngritjen e ndërgjegjes së vërtetë të shkollës shqipe për të hequr qafe këtë imponim kobzi i cili thirret si themelues i shkollave dhe pagues i mësonjëtoreve, duke harruar se populli është financuesi i të gjitha institucioneve të tij, pra edhe i shkollës shqipe. .
Nëse vonohet kjo alternativë, që të lirohet shkolla shqipe nga dhuna politike, përgjegjësia do t’u bien të vonuarve dhe atyre që nuk iu bëhet vonë, por nuk do të përjashtohen edhe vet mësuesit dhe prindërit që durojnë këtë primitivizëm të imponuar në shkolla.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja, Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …