“Procesi”, kur nuk ke zgjidhje tjetër pos të shpallesh i fajshëm
Në dialogun me Kasem Trebeshinën, pak para vdekjes, prapa urës së Bosforit në qytetin e Stambollit, mes Evropës dhe Azisë folëm për Burgun e Burelit dhe sjelljet e banorëve të Spaçit, udhëheqjen e Enver Hoxhës, për procesin e prodhimit të traktorëve dhe sukseset e Uzinës, por edhe për procesin e Kafkës, fajtorët e lirisë, kur nuk ke zgjidhje tjetër pos të shpallesh i fajshëm, pse ishe dhe mbete gjaku i lirisë.
Procesi, kaloi fazën e parë të dialogut për sjelljen e lirisë së Lumit të Podrimjes që pushon në dheun francez i qetë, ani pse Pushka Amanet e Hydajet Hysenit ec skaj me skaj tokës me plis të bardhë e nëpër muret e shtëpive të lyra me kashtë e baltë dhe çati të mbuluara me rrasa guri, mbi to valëvitet flamuri kuq e zi, kurse në tokën e ftohtë jep shpirt biri Migjenian i shekullit të ri, për një kafshatë që s’ kapërdihet, nuk është fajtor liria.
Dy pjatat ngjyrë kafe, me zingjirët e zinj, tavolinat vizlluese, karrikat e lëkurta dhe njerëzit me fytyra të verdha në emër të parimeve shpallin verdiktin, ti që i dhe gjak lirisë, shpallesh fajtori i lirisë.
Burgun do ta vuash në plazhet e Ksamilit, vizitat familjare nuk do ti kesh të redoktuara, bisedat telefonike do t’i vazhdon me Azinë dhe Evropën, kostumin e veshjes çdo ditë të javës do ta sjellim nga Korea e Veriut, por në fund të vuajtjes së dënimit do të na tregosh për personazhin e procesit të Kafkes si u shpall i fajshëm, pse vetëm kërkonte, një traktor të prodhuar nga uzina e traktorëve të Enver Hoxhës.
Ndërrova, biseduesin tash për kohën time dhe të Fatos Lubonjës, kur përplasem për karramelat e Gjakovës apo të Apollonisë, shikojmë reportazhet e Marin Memës dhe lashtësit e Zagorisë po pse jo edhe vargjet e Çajupi.
Dal nga fundi i Azisë,
si rrebesh i përendisë,
vrava preva e shkretova,
tokën me gjak e mbulova,
por lirinë nuk e gëzova!
Për çudi, unë vazhdoi të luaj lojën maca-miu me kalamajt e pallatit tim, të lexojmë procesin e Kafkës, të vizitojmë nënën e të shpallurit fajtori pse ishte luftëtar liri, të vendosim lule të gjalla të varri i të panjohurit.
Kurse, kur dielli përendon prapa Alpeve shqiptare, nata shtrinë çarçafin e zi, ne ngujohemi në ndejat me mure të trasha prej betoni, gjyshi nisi tregimin e historive për Luftën Nacional Çlirimtare dhe Ballistëve të Xhemë Gostivarit që zhvillohej, diku në malet e Sharrit me komunistët e Fadil Hoxhës.
Dhimbja, luftëtarët, vrasjet, toka, varret dhe liria ishin, shqiptare, veq procesi i hartuar diku nga thëllësit e Karpateve…!
Por Liria ka lindur nga gjaku, gjaku është roja e lirisë, është jeta e lirisë së këtij populli, kësaj toke, këtij flamuri kuq e zi, betimit të ushtarit, amanetit të dëshmorëve, për të djeshmën , për të sotmën dhe për të nesërmen e lirisë, lirisë, lirisë.
Të përkulem dhe të falem vetëm ty Liri…!