Bosnja nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj Kosovës.
Anëtari i Kryesisë së këtij vendi, Bakir
Izetbegoviq ka thënë se “Bosnja e Hercegovina nuk do ta njohë shtetin e Kosovës
në të ardhmen e afërt”. Sipas tij, ka rezistencë të fortë nga politikanët e
Republika Srpska-s si dhe nga anëtari i Kryesisë, Mladen Ivaniq. Izetbegoviq ka
shtuar se të njëjtin qëndrim negativ ndaj njohjes së Kosovës e ka edhe ministri
i Jashtëm i Bosnjës, Ivan Crnadak.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti: Kosova të formojë shpejt institucionet – shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përballen me ofensivë të rrezikshme
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u prit nga Presidentja e Kosovës, Vjosa …