Zëvendës-ministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, ka reaguar publikisht pasi ka parë që në listën e veteranëve të UÇK-së është përfshirë një person nga Gjilani. Zeka ia pa publikuar certifikatën e veteranit, dhe sipas tij, personi në fjalë ka qenë në shërbim të UDB-së serbe në Gjilan. Zyrtari qeveritar, Izmi Zeka thotë se këtë person e ka futur në listë të veteranëve Ministria e Mbrojtjes, në kohën e Bujar Bukoshit.
Postimi i plotë i Izmi Zekës në llogarinë e vet në “Facebook”:
Mos i lëndoni dëshmorët, invalidët dhe veteranët e njëmendët të UCK-së
Edhe pse nuk jam ithtarë shumë për tu marr me të kaluarën e sidomos të rëndë të historisë sonë megjithatë po më të shtyjnë disa veprime të paprecedent që po ndodhin në Kosovën tonë.
Rasti i fundit që lëndon të kaluarën, baballarët, nënat, heronjtë, martirët, të burgosurit politik thënë më një fjalë përpjekjet për liri ishte rasti i njeriut që ka punuar në Shërbimin e UDB-së serbe në Gjilan, Sinan Rexhepi i njohur si Sinan Zhegra.
Është dhimbje kur një person i tillë tani shihet me njohje të statusit të veteranit të UCK-së .
Kjo nuk do koment pavarësisht nga kush është bërë apo nga kush është nënshkruar. Asnjë marrëveshje që dëmton të kaluarën e historisë sonë nuk duhet të lejohet nga institucionet tona, të kalohet dhe ne të bëjmë sehir.
Sinan Zhegra njihet në nivel kosovar për të bëmat e tij pas viteve 1981 e këtej në dëme të interesave jetike të shqiptarëve të Kosovës.
E kam të qartë se në listë e ka futur Ministria e Mbrojtjes e cila paska ekzistuar në kohën e Bukoshit dhe në një farë kompromisi është pranuar nga komisioni qeveritar për njohe ta statusit të luftëtarëve të UCK-së.
Nuk ka çmim që arsyeton këtë akt dhe veprim të papërgjegjshëm të atyre që e kanë bërë këtë “surprizë”.
Tanimë kemi bërë krahasim të çuditshëm të atyre patriotëve dhe atdhetarëve me njerëzit që i kanë shërbye pushtetit famëkeq serb.
Kemi lënduar luftën e UCK-së, të kaluarën tonë, invalidët e luftës e çka jo.
Prandaj unë si qytetar i këtij vendi, si shumë të tjerë që kontribuar dhe kanë vuajtur për lirinë e Kosovës, ndjehem i prekur dhe jo vetëm i prekur por i zhgënjyer me rastet e tilla dhe jo vetëm të tij.