Izolimi i Kosovës shqetësim për RYCO-n i përcjellë edhe te qeveria gjermane, franceze, italiane dhe austriake

Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti i shoqëruar edhe nga këshilltari  i ministrit Shala, Faton Peci po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Berlin. Arsyeja e vizitës në Berlin është takimi i Bordit Qeveritar për projektin RYCO (Regional Youth Cooperation Office). Gjatë ditës së parë të Bordit Qeveritar, është diskutuar për sfidat e RYCO-s në Ballkanin Perëndimor si dhe për kontributin potencial të RYCO-s në aspektin socio-politik. Në pjesën e pasdites, delegacioni kosovar ka zhvilluar një takim me këshilltarin për Çështje të Huaja dhe të Sigurisë në Kancelarinë Federale, Christoph Heusgen dhe këshilltarin e kancelares Merkel për Politikë të  Jashtme, Matthias Luttenberg, në ambientet e Kancelarisë Federale. Në prezantimin që pati para përfaqësuesve të qeverisë gjermane, zëvendësministri Hoti shprehi brengosjen se projekti i RYCO-së do të jetë i vështirë për tu realizuar në Kosovë  për shkak që vendi ynë vazhdon të mbetet i izoluar. Një shqetësim i tillë është pranuar nga RYCO dhe si i tillë iu është përcjellë qeverisë gjermane dhe franceze si dhe qeverise austriake dhe italiane.

Është diskutuar gjithashtu edhe për mundësinë e bashkëpunimit në rrafshin medial me zyrën e RYCO. Të dy këshilltarët e kancelares Merkel janë shprehur të gatshëm për bashkëpunime të reja në të ardhmen me Qeverinë e Kosovës si dhe kanë shprehur interesin që të kontribuojnë në mënyrë që projekti i RYCO-së të gjënë zbatim sa më të mirë në Kosovë. Shqetësimi i Këshilltarit te Angela Merkel ishte dhuna në Kuvend si dhe pamundësia për të mos marrë vendime. Në takim ishte prezent edhe ambasadori i Italisë dhe i Francës, përfaqësues nga shoqëria civile të të gjitha shteteve përfaqësuese të RYCO-s.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …