Dje Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur, ka marrë vendim që të bëhet pjesë e vendeve kundër antisemizmit. Për këtë, Ministria e Punëve të Jashtme të Izrealit ka lëshuar komunikatë shtypi. Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Izraelit, Lior Haiat, ka falëndëruar Kosovën, qeveria e së cilës mori vendim që të radhitet krah shteteve që e luftojnë antisemitizmin. “Izraeli përgëzon ministren e jashtme Meliza Haradinajn, që mori hapa të rëndësishëm për vendimin që Kosova të radhitet krah shteteve që luftojnë antisemitizmin”, ka shkruar Haiat. Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj ka shkruar dje se “Urrejtja ndaj hebrenjve ka shkaktuar edhe Holokaustin, që sot është ndër memoriet më të trishta dhe të turpshme të botës”.
