Izraeli është shumë mirënjohës ndaj Kosovës – shtetit me të cilin lidhi marrëdhënie diplomatike para pak kohësh – që deklaroi mbështetjen e tij të plotë për të, duke dënuar sulmin e Hamasit. Përveç shtetit hebre Prishtina zyrtare në këtë mënyrë po qëndron në anën e Perëndimit, ndërkohë që marrëdhëniet me Palestinën duken të pandreqshme. Palestina e konsideron Kosovën pjesë të Serbisë dhe ambasadori i ri palestinez në Beograd para pak ditësh ia konfirmoi kryeministres serbe se ky qëndrim as që do të ndryshojë. Këtë e kishte kuptuar vetë ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla vitin e kaluar, kur e kishte takuar ministrin e Jashtëm palestinez, Riyad al-Malikin. ajo ishte bindur për lidhjen e fortë të Palestinës me Serbinë. Edhe Serbia ka pasur dhe ka marrëdhënie shumë të mira me Izraelin, por edhe me palestinezët.
