Izraeli i ka dhënë fund armëpushimit duke filluar sulmet ajrore kundër objektivave të Hamasit në Rripin e Gazës

Izraeli i ka dhënë fund armëpushimit duke filluar sulmet ajrore kundër objektivave të Hamasit

Paqja mes ushtrisë izraelite dhe militantëve të grupit të Hamasit duket se ka marrë fund pasi Izraeli ka filluar sulmet ajrore kundër objektivave të Hamasit në Rripin e Gazës. Ky është sulmi i parë pas vendosjes së armëpushimit në 21 maj. Ushtria izraelite tha se ata sulmuan me raketa zonat e armatosura të Hamasit në Gaza dhe qytetin jugor të Khan Younis në orët e para të së mërkurës. Këto sulme janë në shenjë hakmarrjeje për sulmet e kryera nga Hamasi më herët të martën. Një zëdhënës i Hamasit, i cili konfirmoi sulmet izraelite, tha se palestinezët do të vazhdojnë të mbrojnë të drejtat dhe vendet e tyre të shenjta” në Jeruzalem.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli kritikon qasjen e LDK-së: Hezitimi për formimin e institucioneve është i gabuar

Hulumtuesi i KDI, Eugen Cakolli, ka kritikuar qëndrimin hezitues të LDK në raport me formimin …