leoni

Izraeli ka njoftuar se është sulmuar nga dhjetëra raketa të lëshuara nga Hezbollahu

Izraeli ka njoftuar se është sulmuar nga dhjetëra raketa të lëshuara nga Hezbollahu. Në njoftim thuhet se shumica e raketave janë goditur në ajër por disa prej tyre goditën disa shtëpi. Raketat kishin për shënjestër objektet ushtarake dhe industriale, thuhet më tutje në njoftim. Nga ana tjetër, Hezbollahu ka njoftuar se  kishte lansuar dhjetëra raketa drejt objektivave në Izraelin verior si hakmarrje për sulmet e javës së kaluar me pejxherë dhe telekomandë. Ditë më parë, udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah fajësoi Izraelin për sulmet, duke thënë se ai kishte kaluar “të gjitha vijat e kuqe” dhe është zotua për ndëshkim. Ndërkohë, ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant ka thënë se Izraeli po hynte në një “fazë të re të luftës” duke përqendruar më shumë përpjekjet e tij në veri.

Kontrolloni gjithashtu

Tahiri: Në vend që të vrapojnë për në SHBA do të duhej ta merrnin vrapin për në opozitë

Politikania, Edita Tahiri ka drejtuar kritika ndaj dy udhëheqësve më të lartë të vendit, kryetares, …