Gjatë orëve të mëngjesit të sotëm, Izraeli ndërmori sulme ajrore, vrastare në jug të Libanit. Autoritetet izraelite kanë thënë se sulmi është bërë për ta parandaluar një sulm nga Libani brenda territorit të Izraelit. Po këto autoritete kanë thënë se si rezultat ë këtyre sulmeve parandaluese, janë rrëzuar disa raketa të lëshuara nga Libani drejt Izraelit. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, në fillim të një takimi të kabinetit të tij theksoi se ushtria izraelite i ka rrëzuar “mijëra raketa të cilat ia kishin mësyrë veriut të Izraelit”. Nga ana tjetër, Hezbollahu, që vepron në Liban, ka thënë se sulmi i tij i planifikuar kundër Izraelit për të dielën “është kompletuar dhe përmbushur”. Radio Evropa e Lirë shkruan se një shkëmbim kaq i madh i sulmeve mes Izraelit dhe grupit militant Hezbollah kërcënon nxitjen e një lufte të përgjithshme në Lindjen e Mesme, në të cilën mund të zhyten edhe Shtetet e Bashkuara, Irani dhe grupet militante në këtë rajon.
Kontrolloni gjithashtu
Gjermania ndalon tubimet elektorale të Kosovës në tokën gjermane
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë të ditur se partitë politike dhe …