leoni

Izraeli dhe Hamasi do të arrijnë një marrëveshje, për një armëpushim në kohë të caktuar, raporton “Reuters”

Izraeli ka vazhduar sulmet masive ajrore në Rripin e Gazës, duke vrarë dhjetëra palestinezë, në mesin e tyre edhe fëmijë

Ushtria izraelite ka vazhduar sulmet masive ajrore në Rripin e Gazës, e cila ka qenë nën një rrethim shumë-vjeçar, një ditë pasi dhjetëra viktima u raportuan në territorin e rrethuar Palestinez. Media botërore sot raportojnë  se të paktën 24 palestinezë, përfshirë edhe disa  fëmijët, u vranë në sulmet izraelite që pasuan Hamasin duke goditur  me raketa në territorin izraelit. Ministria Palestineze e Shëndetësisë konfirmoi më herët për Al-Xhazira se kishte fëmijë në mesin e të vrarëve. Sot, ata njoftuan se 24 palestinezë ishin vrarë, nëntë prej tyre fëmijë dhe se më shumë se 100 njerëz ishin plagosur. Sulmet janë përgjigja e Izraelit pasi Hamasi hapi disa raketa në territorin izraelit, pas skadimit të një ultimatumi nga grupi i armatosur që kërkonte që Izraeli të tërhiqte trupat nga kompleksi i xhamisë Al Aksa në Jerusalem. Më herët të hënën, kishte një përshkallëzim në kompleks, vendi i tretë i shenjtë i Islamit që është i rëndësishëm edhe për hebrenjtë, dhe më shumë se 300 palestinezë u plagosën kur policia izraelite sulmoi një xhami, duke qëlluar plumba gome, gaz lotësjellës dhe bomba goditëse.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Evropian

Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor

Parlamenti Evropian ka planifikuar për 27 nëntor votimin për konfirmimin e përbërjes së re të …